Ja cilat jane gjerat qe femija zhvillon brenda barkut te nenes

0 0

Sipas mjekëve ekspertë ato çfarë fëmija zhvillon që në barkun e nënës janë:

 Njeh zhurmat
Femija në barkun e nënës mëson të dallojë zhurmat, dhe kjo vihet re edhe pas lindjes. Ai reagon në mënyrë ndryshe ndaj zërit të nënës, dhe kjo sipas mjekëve për shkak se zërin e nënës ai e ka ndier si një zë të ambientit të brendshëm ku ka qëndruar, ndërsa të tjerët si tinguj të ambientit të jashtëm.
 Aftësia për të përthithur informacionet në gjuhën e nënës
Aftësia për të mësuar gjuhën e nënës është një tjetër aspekt që zhvillohet që në barkun e nënës. Është provuar se bebet e vogla i marrin “mësimet” e tyre të para nga gjuha që përdor nëna, pra ata përthithin më mirë informacionet që vijnë nga gjuha që flet nëna e tyre.
 Shikon dritë
Fëmija brenda barkut të nënës është një gjendje të shikojë dritën që vjen nga ambient i jashtëm, kjo pasi ai ka filluar të hapë sytë.
 Fillon të shijojë
Shqisa e të shijuarit fillon të zhvillohet rreth javës së 14-të. Shija e ushqimeve që nëna ka konsumuar gjatë shtatëzanisë do të ndikojnë edhe në preferencat ushqimore të fëmijës.
 E ndien aromën e nënës
Fëmija e ndien aromën e nënës, e cila do të bëjë që ai të njohë menjëherë atë pas lindjes.
Ai ëndërron!
Rreth javës së 32-36 të shtatëzanisë fëmija fillon të fitojë aftësinë e të ëndërruarit, por se çfarë ai është duke ëndërruar askush nuk mund ta përcaktojë duke qënë se valët e trurit të tij nuk mund të monitorohen, të paktën deri në këtë moment jo!

Lexoni edhe: Si te stimulojme levizjet e femijes ne barkun e nenes?

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X