Ja çfarë tregon dora juaj e majtë për personalitetin tuaj

0 0

Ne, si qenie njerëzore, gjithmonë jemi kuriozë për të mësuar gjëra të reja. Dhe sigurisht na intrigon edhe më shumë e ardhmja jonë dhe të dimë tipare sekrete të personaliteteve tona.

Nuk është për t’u habitur që nga kjo natyrë kurioze të kenë lindur shumë koncepte si astrologjia, numerologjia, leximi i taroteve, etj. Shikimi i dorës është një nga konceptet që ka lindur prej një kohe të gjatë.

Çfarë është shikimi i dorës?

Kjo është një praktikë e studimit të pozicionimit të gishtave në pëllëmbë. Ka ardhur për shkak se nuk gjenden dy njerëz në botë që të kenë linja të ngjashme të pëllëmbëve të tyre. Çdo gjë, nga vijat tek forma e gishtave ndryshojnë nga njëra dorë tek tjetra. Edhe gjatësia e gishtave mund të ndryshojë. Në fakt, edhe vijat dhe format e dorës së majtë të njeriut nuk janë njëlloj me vijat në dorën e djathtë të tij, Kjo është arsyeja pse studiohen duart: për të marrë një pasqyrë të qartë për personalitetin e një personi – si karakteri jonë i jashtëm ashtu edhe për tiparet e brendshme. Dhe, për ta bërë këtë, dora e majtë konsiderohet si një parashikuee e sekreteve apo tipareve të personalitetit tonë.

Çfarë vëshgimi mund të bëni në dorën tuaj për të kuptuar natyrën tuaj të vërtetë?

Gishti tregues i dorës së majtë është më i gjatë sesa gishti i unazës

Mbani dorën tuaj të majtë drejt dhe ngriheni lart. Sigurohuni që të mbani gishtat drejt. Tani, matni gjatësinë e gishtërinjve tuaj. Nëse gishti juaj tregues është më i gjatë sesa gishti i unazës do të thotë që ju keni cilësi të shkëlqyera lideri. Familja juaj dhe miqtë e ngushtë shpesh ju kërkojnë këshilla dhe udhëzime. Jeni të respektuar për ndershmërinë dhe drejtësinë tuaj. Të afërmit tuaj e vlerësojnë çdo pjesë të këshillave të dhëna nga ju.

Gishti i mesit të dorës së majtë ka vija vertikale

Shikoni nga afër vijat në gishtin e mesit të dorës suaj të majtë. Nëse gjeni shumë linja vertikale, është një shenjë se jeni mirë në balancimin e marrëdhënieve tuaja. Ju e kuptoni ndërlikimet e secilës marrëdhënie dhe e dini se si t’i vlerësoni ato; një cilësi që admirohet nga të gjithë. Ju besoni lehtë dhe shpesh jeni të besueshëm. Kjo, nga ana tjetër, i bën të afërmit tuaj të qëndrojnë pranë jush kur kaloni kohëra të vështira.

Gishti i unazës së dorës së majtë është më i gjatë se gishti tregues

Drejtoni pëllëmbën tuaj duke e kthyer kthyer lart. Tani, nëse gishti i unazës është më i gjatë se gishti tregues, kjo tregon se ju jeni shumë krijues. Të afërmit tuaj admirojnë kreativitetin tuaj. Idetë tuaja inovative dhe krijuese gjithmonë rezultojnë të jenë ato më interesantet. Juve nuk jeni nga ata që ju pëlqen të luani sipas rregullave të vjetra. Ju besoni se i bëni gjërat mirë sipas mënyrës suaj dhe dilni fitues.

Gishti i vogël i dorës suaj të majtë është shumë më i shkurtër sesa gishti i unazës.

Ju jeni të lindur për t’u rebeluar. Ky rebelim i juaj rrjedh nga besimi juaj i fuqishëm në të qenit i pavarur dhe tërësisht duke u mbështetur tek vetja. Ju nuk besoni tek mbështetja tek të tjerët. Ju jeni udhëheqësi në botën tuaj. Ju keni një natyrë të brendshme që shkelqen dhe nuk ju lejon të qëndroni në turma. Natyra juaj unike, e cila është një kombinim i forcës dhe argëtimit, e bën të vështirë për njerëzit pranë jush që t’ju injorojnë.

A e kontrolluat dorën tuaj të majtë tani? A nuk është qesharake ajo që thuhet për personalitetin tuaj? Nëse ju besoni në parashikime të tilla apo jo, është zgjedhje personale dhe interesi. Sido që të jetë, ky është një ushtrim interesant që ju bën të kënaqeni gjatë kohës së lirë apo kur jeni me miqtë.

Lexo edhe:  Si ndikon ora e lindjes ne katakterin e femijes?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X