Shpesh na ka ndodhur që të zgjohemi gjatë natës dhe të gjejmë fëmijën tonë të zbuluar nga batanijet apo jorgani, dhe pavarësisht kësaj ai mund të jetë tepër i djersitur.
Si është e mundur një gjë e tillë?
Kjo djersitje e fëmijës gjatë natës është një fenomen shumë i shpeshtë dhe shkaktohet si pasojë e maturimit të pamjaftueshëm të sistemit nervor parasimpatik. Edhe pse i djersitur fëmija në më të shumtën e rasteve vazhdon të flejë i qetë në shtratin e tij. Megjithatë nuk duhet të përjashtojmë edhe shkaktarët e tjerë si: ulja e temperaturës me anën e medikamenteve, po kalon një apnea gjumi (mbajtje e frymëmarrjes), po kalon një ngritje të glicemisë, ka ngrënë shumë, ka qënë tepër i mbuluar, shtëpia është shumë e nxehtë, ka pasur një makth, është sonambul etj.
Si duhet të veprojmë?
Duhet të flisni me mjekun e fëmijës dhe t’i përshkruani me detaje është që ndodh me fëmijën tuaj. Ju duhet gjithashtu të mos e mbuloni shumë fëmijën tuaj gjatë gjumit si edhe të evitoni që ai të flejë në një ambient të nxehtë dhe të thatë. Temperatura nuk duhet të jetë më e lartë se 19-20 gradë. Nuk duhet ta vishni me veshje sintetike, por pizhama pambuku dhe të ngrohta gjatë dimrit. Darka duhet të jetë tepër e lehtë dhe pa përmbajtje sheqeri. Gjatë ditës fëmija duhet të hidratohet mirë duke pirë mjaftueshëm ujë natyral.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu