Pas lindjes së fëmijës, burrat përballen me një rënie të nivelit të testostetronit në rreth 30%, gjë e cila shkaktohet nga mungesa e gjumit, lodhja fizike, rritja e stresit etj.
Por a e dini si ndikon kjo renie e testosteronit tek ata?
Duke qënë kështu, babai i ri do të paraqitet më i ndjeshëm dhe i duruar. Sipas disa studimeve të kryera në vitin 2015, në momentin që fëmija është duke qarë apo ka një shqetësim të caktuar, niveli i homronit bie dhe ai shfaqet më i ndjeshëm, duke shfaqur gjithashtu edhe një sërë sjelljesh që favorizojnë zhvillimin social, emocional dhe konjuktiv të fëmijës.
Kur babai është në gjendje të provojë këto emocione?
Është provuar se tek babai shfaqet një aktivizim i veçantë neuronesh që shfaqet vetëm në momentet kur fëmija është duke qarë apo në vështirësi, dhe jo ndërsa është duke qeshur. Sipas studiuesve të Strange Situation, ky konsiderohet si një mekanizëm shumë i dobishëm që ka të bëjë me përkujdesjen e babait në drejtim të fëmijës. Pra, jo të gjithë baballarët vuajnë nga shenja të depresionit post-partum (sindroma kalimero), tek disa prej tyre rënia e nivelit të testosteronit sjell përfitime për të gjithë familjen.
Lexo edhe: A duhet te marrin pjese burrat ne rritjen e femijes?
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu