Prolaktina, hormoni përgjegjës i prodhimit të qumështit, favorizohet nga thithja e mirë e fëmijës. Mekanizmi i ushqyerjes me gji është shumë i thjeshtë: sa më shpesh fëmija vendoset në gji, aq më shumë qumësht do të prodhohet.
Por çfarë ndodh me gojën e fëmijës ndërsa është duke pirë?
Para së gjithash një thithje e mirë është ajo që zhvillohet ndërsa fëmija ka brenda gojës të gjithë thithin bashkë me areolën. Buza e sipërme e fëmijës duhet të vendoset më shumë sipër areolës krahasuar me atë të poshtme. Goja e fëmijës duhet të jetë e hapur mirë kur të vendoset në gjirin e nënës. Gjatë procesit të thithjes fëmija bën një lëvizje rrethore të gjuhës, lëvizje e cila do ta çojë thithin deri në fyt dhe dalja e qumështit kështu do të jetë e plotë. Në këtë mënyrë edhe thithat do të mbrohen nga irritimet.
Fëmija dhe tretja e qumështit
Ashtu si edhe tek të rriturit, proçesi i tretjes fillon që në gojën e fëmijës, kjo pasi në pështymë ndodhen disa enzima që tresin substancat më të thjeshta, pra karbohidratet të cilat ashtu si në të gjitha ushqimet ndodhen edhe në qumështin e nënës.
Ushqyerja me gji përveç perfitimeve të shumta që kemi përmendur shpesh, sjell përfitime edhe për gojën e fëmijës, kjo pasi vendos në lëvizje muskujt faciale duke favorizuar një zhvillim më të mirë të funksionit të tyre.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu