Ja cfare jane pikat e kuqe ne lekuren e femijes

0 0

Ju ka ndodhur që në lëkurën e fëmijës tuaj të shfaqen disa pika të kuqe të vogla? Keni menduar se shfaqja e tyre lidhet me një alergji të shkaktuar nga një faktor i caktuar apo bëhet fjalë për një dermatit? Duhet të dini se shpesh pas atyre pikave të kuqe të fëmijës fshihet Sudamina.

Por çfarë është Sudamina?
Mund të ndodhë që ndoshta nuk keni dëgjuar më parë të flitet për Sudaminën, por duhet të dini se ajo është një formë irritimi që shfaqet shpesh në lëkurën e të porsalindurve, e cila shkaktohet nga prodhimi i tepërt i djersës e cila ndalon në lëkurë dhe nuk avullon. Ky shqetësim shfaqet më tepër në zonat më delikate të trupit të fëmijës që janë: veshët, gjoksi, shpatullat dhe qafa. Shpesh pikat e kuqe që shkaktohen nga Sudamina ngatërrohen me dermatitin atopik (rrjebullën), por që në të vërtetë ky inflamacion është i ndryshëm dhe shfaq simptoma të tjera, si edhe shkaktohet nga shkaktarë të tjerë.
Çfarë e shkakton Sudaminën?
Shpesh fëmijët që preken nga Sudamina kanë probleme me djersitjen e tepërt e shkaktuar nga veshja jo e përshtatshme për ambientin ku jetojnë. Veshja e të voglit me shumë rroba apo me pak rroba por të trasha, ndërsa ai ndodhet brenda një ambient jo të ajrosur mirë mund të shkaktojë djersitje të bezdisshme e cila provokon irritimin e lëkurës.
Si ta njohim kur bëhet fjalë për Sudaminën?
Për të kuptuar nëse pikat e kuqe që janë shfaqur në lëkurën e fëmijës tuaj janë shkaktuar nga Sudamina, duhet të vini re formën si duken pikat, të cilat në këtë rast kanë formën e flluckave të vogla me ngjyrë të kuqe, ndërsa lëkura e fëmijës do të jetë e kuqe dhe e ashpër, duke u shoqëruar gjithashtu edhe me ndjesi kruarje dhe djegie. Shpesh fëmijët që janë të prekur nga Sudamina shfaqin edhe probleme me gjumin. Në disa raste ky shqetësim mund të prekë edhe gjymtyrët.
Po alergjia ushqimore?
Në këtë rast fëmija shfaq urtikarie, e cila njihet si një irritim i shfaqur në lëkurën e fëmijës dhe që zhduket pas rreth 30 minutash nga ngrënia e ushqimit. Në disa raste irritimi mund të shfaqet në mënyrë të fragmentuar, i cili do të zhduket nga një pjesë e trupit për t’u shfaqur në një pjesë tjetër, shoqëruar gjithashtu nga kruajtje të forta në lëkurë. Dallohet nga Sudamina pasi mund të shoqërohet edhe me të vjella ose diarre.
Po rastet e dermatitit atopik?
Duhet të dini se dermatiti atopik, nuk karakterizohet nga pika por nga formacione të fragmentuara të ashpra dhe të kuqe të cilat mbulojnë pjesën më të madhe të trupit të fëmijës. Ndjesia e kruajtjes është shumë e madhe dhe e fuqishme krahasuar me atë të shkaktuar nga Sudamina.
Çfarë masash duhet të marrim?
Në rast se tek fëmija juaj shafqen simptomat e Sudaminës nuk duhet ta vishni apo ta mbuloni shumë fëmijën. Përpiquni ta vishni me veshje të lehta të cilat lejojnë një ajrosje të mirë të lëkurës. Gjatë ditëve të nxehta duhet ta vishni fëmijën vetëm me një bluzë pambuku. Sigurohuni që shtëpia juaj të ajroset shpesh dhe mirë, duke përdorur dritaret apo kondicionerin.
Nëse mendoni se bëhet fjalë për një alergji ushqimore duhet të kontrolloni shumë mirë ushqimet e fëmijës, sidomos nëse jeni duke i prezantuar diçka të re. Nëse bëhet fjalë për dermatit duhet të drejtoheni tek mjeku për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Si të lehtësojmë simptomat?
Nëse fëmija juaj shfaq simptomat e Sudaminës ju duhet të bëni tamponimin e lëkurës me një përbërje të përgatitur në kushte shtëpie. Më saktësisht duhet të tresni një lugë sodë bikarbonat në një tas me ujë të vakët dhe më pas të zhysni në të një copë të madhe pambuku. E tampononi lëkurën me të dhe më pas e fshini me kujdes. Nëse bëhet fjalë për alergji apo dermatitit duhet t’i drejtoheni mjekut.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X