Infertiliteti, disa keshilla per te gjithe burrat

0 0

Në gjysmën e rasteve të infertilitetit në çift origjina është mashkullore, dhe diçka e tillë mund të vërtetohet me anën e një vizite tek mjeku androlog për të bërë analizë të lëngut seminal ose urolog.

Mungesa e informacionit

Meshkujt nuk kanë shumë njohuri në lidhje me faktorët që mund të shkaktojnë infertilitet tek ata, dhe për këtë asrye kemi sjellë 6 rregullat që ata duhet të ndjekin për të parandaluar një problem të tillë.

  1. Reduktoni yndyrnat: nëse ndodh e kundërta do të ulet përqëndrimi i spermatozoidëve. Ndërsa omega-3 favorizon morfologjinë normale të spermatozoidëve. Është e rëndësishme të konsumohen ushqime pa përmbajte pesticidesh.
  2. Mbani nën kontroll peshën trupore: obeziteti ul nivelet e testosteronit, duke çrregulluar cilësinë dhe sasinë e lëngut seminal.
  3. Mos pini duhan: duhani do të ulë lëvizshmërinë e spermatozoidëve si edhe do të shkaktojë anomali tek ata.
  4. Mos e teproni me alkoolin: abuzimi me alkoolin është diçka helmuese për testikujt. Por edhe një konsum i përhershëm edhe pse në sasi të vogla mund të ndikojë negativisht në fertilitet.
  5. Mos e teproni me aktivitetet sportive: probleme do të ketë kryesisht nëse merren androgjenë për të përmirësuar veprimtarinë, gjë e cila ndrydh spermatogjenezën dhe ul volumin e testikujve. Efektet e pezullimit të marrjes së androgjenëve vihen re pas rreth 2 vjetësh.
  6. Mos konsumoni drogë: duke filluar që nga marijuana. Të gjitha drogat ndikojnë negativisht në cilësinë e spermës dhe jetëgjatësinë e spermatozoidëve.

Kini parasysh se një vizitë e bërë tek mjeku mund të kapë në kohë një problem të mundshëm dhe për pasojë zgjidhja të jetë më efektive dhe e shpejt

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X