Tekat që nuk mund të kontrollohen do të jenë të bezdisshme edhe nëse vijnë nga një fëmijë që zakonisht është i qetë, të mos flasim për ata që i bëjnë në vazhdimësi! Sigurisht që çdo prind ka mënyrën e tij së të vepruarit dhe kjo që do t’ju tregojmë sot është ndoshta mënyra më origjinale që keni dëgjuar ndonjëherë.
Të qetësojmë fëmijën, ideja origjinale e një babai
Kjo është ajo që një baba ka shpikur për të qetësuar fëmijën e tij të inatosur, që fatmirësisht ka funksionuar për mrekulli. Bëhet fjalë për tekat e një fëmije 3 vjeçar që qante pa pushim dhe ankohej për githçka. Ai nuk ndihej mirë askund dhe me asgjë. Të gjitha gjërat për të ishin një nxitje për t’u ndier “keq” dhe për t’u ankuar. Kështu babai i tij e çoi në kuzhinë dhe i dha në dorë një patate. Ai ka përdorur një truk kulinarie. Patatja shtohet në një supë apo gjellë në mënyrë që të thithë kripën e tepërt. Edhe babai ka bërë të njëjtën gjë me fëmijën. Ai ishte shumë tekanjoz dhe kështu i shpjegoi se edhe ai ishte shumë “i kripur”, pra sjellja e tij ishte e tepruar si kripa e tepërt në gjellë. Kështu zgjodhi pataten më të madhe dhe ja dha në dorë duke i thënë ta mbante derisa të ndryshonte sjellje. Ai duhej ta hiqte nga dora pataten në momentin që do të ishte gati të sillej në mënyrë të edukuar.
Truku ka funksionuar për mrekulli!
Fëmija nuk e priste një sjellje të tillë nga babai dhe ngeli pa fjalë. Reagimi i babait bëri që fëmija të ndryshojë humorin e tij dhe njëkohësisht ishte shumë konfuz. Ai nga njëra anë dëshironte të lëshonte pataten, por nga ana tjetër nuk mund ta bënte pasi babai i dha një urdhër të qartë, nuk duhej ta lëshonte derisa të ndryshonte sjellje. E gjithë historia u bë virale si pasojë e një bisede që ai bëri me mikun e tij në chat.
Prindër të ndryshëm e kanë vlerësuar në mënyra të ndryshme, disa kanë vlerësuar mbi të gjitha mënyrën e qytetëruar që babai ka përdorur për të menaxhuar tekat e vazhdueshme të fëmijës, ndërsa një prind tjetër ka shprehur se kjo mund të jetë një praktikë që mund të funksionojë me të gjithë fëmijët. Praktikë që mund të provohet apo jo?
Na tregoni si do të funksionojë tek fëmijët tuaj dhe mos harroni se menaxhimi i tekave, kapriçiove dhe të qarave duhet të menaxhohet në mënyrë të qetë dhe të vendosur, pa e dhunuar fëmijën!
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu