Një çift nga Teksasi ka marrë shumë famë në Internet, pasi ata e kthyen sallën e lindjes në një shfaqje muzikore. Familjarët e çiftit së bashku me stafin mjekësor kanë kënduar hitin “Push It” të Salt-n-Pepa, pak para se nëna e re të lindte vajzën Alaya.
E përkthyer, titulli i kësaj kënge do të thotë “Shty” dhe mesa duket vogëlushja e ka marrë shumë mirë mesazhin përmes këngës dhe ka lindur vetëm pas 10 minutash.
“Këndoni këtë këngë kur të jeni duke lindur fëmijën … vajza ime e vogël erdhi fiks 10 minuta më vonë!”
Komentet në rrjet janë të shumta, ku shumica shprehin dëshirën të këndojnë këngë në sallën e lindjes me shpresën se do të funkionojë edhe për fëmijët e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=ZxBxfz_uCAM
Lexo edhe: Femija nuk mund te priste, lind ne tren
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu