Hunda tani nuk korrigjohet me bisturi, por vetëm acid hialuronik. Por kirurgët paralajmërojnë: kjo është vetëm një provë e përgjithshme para se të kaloni në bisturi, sepse efektet e saj janë të përkohshme. Megjithatë, ajo mbetet një zgjedhje e shpejtë, efektive, praktike dhe e sigurt.
Si funksionon
Korrigjuesit e hundës injektohen në veçanti në disa pika kryesore që lidhen me ngritjen e majës që mund të duket e varur, në atë që quhet “kurriz” i hundës nëse e keni dhe në vende të tjera ku mund të nevojitet mbushje.
Shumë përparësi
Para së gjithash, nuk kërkohet anestezi; ndërsa për ata që janë të ndjeshëm mund të aplikohet një vaj anestezik 30 minuta para trajtimit. Megjithatë, kjo është një procedurë e shkurtër (20-30 minuta), jo shumë invazive. Sidoqoftë, është e këshillueshme të prisni të paktën një javë që të ekspozoheni në diell dhe të rifilloni aktivitetin sportiv. Rreziku i komplikimeve është shumë i ulët: vetëm në rast se teknika nuk është aplikuar siç duhet. Rezultatet janë të dukshme menjëherë.
Vetëm bisturia është përgjithmonë
Duhet të theksohet megjithatë, qartë se teknika e vetme për të përmirësuar përgjithmonë estetikën e hundës është gjithmonë bisturia. Mbushjet me acid hialuronik funskionojnë, por vetëm përkohësisht.
Lexo edhe: Lifting pa bisturi? Mund te dukeni me e re pa operacion
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu