Karlie Kloss u bë e famshme në vitet e adoleshencës së saj, si një modele me madhësi 0 që mund të përshtatej me rrobat e çdo stilisti. Por në momentin që po përpiqej të parandalonte një shtatzani dhe po fitonte peshë, ajo po humbiste punën.
Kloss, 26 vjeçe, tha se përmasat e saj trupore po rriteshin dhe pasojat ranë mbi profesionin e saj.
“Trupi im u bë më femëror, anësoret në bel dhe kofshët u bënë më të dukshme” thotë ajo. “Fillova të humbas punën; nuk më zgjidhnin më në siflata, stilsitët nuk mi besonin më mua veshjet e tyre. Ndieja sikur bota po më përmbysej”.
Kloss tregon se ajo ishte një kohë e vështirë për të, por e ndihmoi të reflektonte mbi veten.
“Gjithmonë e kam krahasuar veten me Gisele, për mua ishte maja e suksesit në modeling, por kuptova se një gjë e tillë ishte joproduktive. Pikërisht në këtë kohë bëra një zbulim të madh, të përqafoja gjërat e mia, gjërat që më përkisnin mua, kjo më ndihmoi të gjej kush jam në të vërtetë”.
Tashmë, prioritet për të është kujdesi për veten dhe të gjejë anën pozitive edhe tek gjërat më të vështira.
Lexo edhe: Me pompen e gjirit ne restorant, modelja shqiptare ne Amerike/ FOTO
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu