Horoskopi Ditor
Dashi
Diçka po ju jep idenë se një marrëdhënie e caktuar është padyshim duke u krijuar dhe jo vetëm që po shkon shumë mirë, por në fakt edhe po lulëzon. Mirëpo përpara se të jepni gjithçka nga vetja dhe të vendosni se ky është maksimumi për ju, thjesht jepini vetes pak kohë. Kjo mund ta përmirësojë çështjen edhe më tej dhe t’ju lejojë të shikoni gjithçka për të cilën më parë keni qenë disi të verbër.
Ju po merrni mbështetje për idetë tuaja nga njerëzit përreth jush. Edhe nëse këta njerëz nuk janë ata me të cilët punoni, kontributi i tyre vlen të dëgjohet. Ata kanë një këndvështrim të jashtëm për punën tuaj dhe ju mund të përfitoni shumë. Kini besim tek të tjerët.
Demi
Ju mund të braktisni sensin tuaj të zakonshëm praktik dhe ta gjeni veten të përfshirë nga një valë pasioni që të befason si ju ashtu edhe partnerin tuaj. Ka gjasa që jut ë mos dini se kur duhet të ndaloni dhe të lejoni imagjinatën tuaj (dhe jo memorjen) të vendosë për mënyrën se si do të vazhdojë marrëdhënia aktuale. Për sa kohë që nuk e humbni kontaktin me realitetin, të gjithë do të jenë mirë.
Tani është shansi juaj të hiqni zemërimin dhe zhgënjimin që keni rreth karrierës suaj. Të tjerët janë të lumtur që ju dëgjojnë dhe ju ofrojnë mbështetjen dhe mirëkuptimin që po kërkoni. Mos ngurroni të hapni zemrën dhe të ndani sekretet tuaja.
Binjaket
Ditën e sotme do t’ju ngatërrohen fluturat në bark. Nëse keni fantazuar shumë për dikë me të cilin do të dëshironit të ishit më të afërt, atëherë dëshira për të qenë me ta, mund t’ju bëjë të jeni të padurueshë. Nëse i përmbaheni relitetit në këtë lidhje, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por nëse bazoheni tek të gjitha ato që dëshironi, mund të keni probleme.
Këtë herë ju mund të bëni paqe me veten dhe me të tjerët në lidhje me problemet në vendin e punës. Nëse nuk jeni në punë sot, kjo është gjë emirë. Përdorni këtë ditë për të zhvilluar një plan për mënyrën sesi mund të krijoni një harmoni më të mirë midis jush dhe njerëzve me të cilët punoni.
Gaforrja
Nëse do të dilni në një takim me dikë të veçantë për herë të parë, atëherë thjesht tregohuni pak të kujdesshëm. Ju mund të tërhiqeni shumë shpejt në një situatë mjaft intensive që më vonë mund të duket e paqëndrueshme dhe më pak e sigurt nga sa e kishit menduar. Diskutimet nuk do të nxjerin ndonjë përfundim, për momentin. Lejoni që marrëdhënia të zhvillohet natyrshëm.
Ushtroni talentin tuaj krijues në një mënyrë që të mos ketë asnjë lidhje me punën tuaj. Merrni ca kohë për të çliruar aftësitë tuaja krijuese përmes një vizatimi, pikture ose kënge. Bërja e kësaj do t’ju ndihmojë të jeni më efektiv dhe kjo ju lejon të zhvilloni ide dhe zgjidhje më krijuese.
Luani
Ju mund të hasni në një situatë ku dikush do të përpiqet t’ju mashtrojë në lidhje me një situatë të caktuar romantike. Pra mos u tundoni të largoheni në vend që të qëndroni në këtë ambient të pakëndshëm. Në këtë moment kostoja nëse do e bënit këtë do të ishte shumë më e lartë. Kështu që tani për tani merrini gjërat me lehtësi.
Ndjehuni të lirë për të shfaqur më shumë stilin tuaj unik, origjinal dhe jo të zakonshëm. Shumë herë gjatë javës së punës, ju do të ndrydhni këë anë tuajën, në mënyrë që të përputheni me një personalitet të caktuar në vendin e punës. Por sot duhet të jeni të lirshme.
Virgjeresha
Temperamenti juaj joiluzionist mund t’jua shkatërrojë ditën sot. Nëse jeni të përfshirë në një lidhje të re, atëherë thjesht ecni me kujdes në mënyrë që të shmangni kurthet e papritura. Nëse tashmë jeni në një marrëdhënie të përhershme, mos nxitoni të akuzoni partnerin tuaj se ka bërë diçka, kur në të vërtetë ai mund të jetë plotësisht i pafajshëm. Ju duhet të mbani mendimet tuaja të pazbuluara.
Do të merrni ftesa për në angazhime sociale dhe pasi të jeni aty do të jeni ylli i shfaqjes. Në fillim ju mund të jeni në mëdyshje se mos ngatërroni biznesin me argëtimin, por do të kuptoni se nuk ka asgjë të keqe. Një përparim i rëndësishëm do të ndodhë kur të bëni këtë gjë.
Peshorja
Disa situata intriguese dhe thellësisht romantike janë në axhendën e sotme. Nëse po merrni pjesë në një festë dhe po kërkoni për dashuri, mos u mërzitni shumë nga personi i parë që duket se ju ofron gjithçka që mund të dëshironi – dhe më shumë përveç atyre që dëshironi. Mund të ketë ndonjë simpatizant të ri, që nuk do ta vëreni menjëherë. Shijoni rastin por mos ia jepni zemrën.
Mos u kapni pas fantazive në punë. Do të hutoheni nga ëndrra e dikujt tjetër, do të dilni nga ekuilibri dhe do të krijoni një ide të gabuar në lidhje me karrierën tuaj dhe se ku po shkon. Mos merrni asnjë vendim. Ju nuk jeni në pozitë të mirë për ta bërë këtë.
Akrepi
Sot keni mundësinë për të kaluar një ditë shumë romantike, nëse luani siç duhet letrat. Ekziston mundësia që të takoheni me dikë që mund të ndryshojë jetën tuaj në mënyrë dramatike. Por, para se të angazhoheni, duhet të siguroheni që keni disa gjëra të qarta. Ju nuk dëshironi të nxitoni në ndonjë situatë për të cilën keni edhe dyshimin më të vogël.
Ju po ndiheni tepër të ndjeshëm – më shumë se zakonisht – çdo problem i vogël në punë, ka gjasa që t’ju japë një ndjesi tejet negative. Nëse doni të bëni pak pushim, shijojeni dhe shmangni çdo diskutim rreth punës. Nëse duhet të punoni, merrini gjërat me lehtësi.
Shigjetari
Sot do të jetë një nga ato ditë kur do të keni mundësi të fantazoni pak dhe të kaloni kohë duke dëshiruar dhe pyetur për një romancë që kishit dikur, ose për një që mund të keni në të ardhmen. Por nëse doni të bëni më të mirën për marrëdhënien tuaj aktuale, mund të jetë më e dobishme të mendoni për përmirësimin e marrëdhënies që keni, se sa të shpresoni për gjëra që mund të mos ndodhin kurrë.
Ajo që shihni para jush është thjesht një fasadë. Mos u emociononi shumë nga një mundësi e shkëlqyer që mund t’ju ofrojë shpërblime në punë. Merrni gjithçka me firmë në letër. Nëse bini dakord për një marrëveshje tani, do të fitoni shumë më pak nga sa keni negociuar.
Bricjapi
Nëse e keni gjetur veten duke menduar pafund për një mik të caktuar ose partner të mundshëm romantik, atëherë mund t’ju duhet të ndaloni dhe të bëni disa veprime në vend që thjesht të mendoni. Energjia e ditës mund t’ju bëjë të duket sikur jeni në një parajsë, por do të ishte më mirë të zbuloni se si gjendja është me të vërtetë mes jush përpara se të ëndërroni shumë. Pasi të jeni të sigurt, atëherë mund të fantazoni gjithçka që ju pëlqen.
Lërini mendimet të rrjedhin. Mos ngecni brenda rutinës. Ju jeni në një pozicion tani ku mund të arrini shumë për aq kohë sa ju përdorni imagjinatën tuaj dhe mendoni jashtë kuadratave të përhershëm. Përdoreni mendjen tuaj sot në mënyrë krijuese, qoftë nëse jeni në punë apo jo.
Ujori
Do të detyroheni të mendoni dy herë përpara se të bëni ndonjë lëvizje të papritur në lidhje me ndjenjat tuaja. Ju mund të jeni të sigurt për motivet tuaja, por megjithatë është akoma më mirë nëse mund të prisni të paktën një ditë tjetër para se të merrni ndonjë vendim. Ekziston mundësia që ju të mos e shihni atë që synoni siç duhet. Koha do të zbulojë gjithçka.
Jeni të lumtur që ndani idetë me të tjerët, kur normalisht i mbani vetëm për vete. Ju keni një punë tuajën që është shumë e pavarur. Por sot jeni i lumtur që bashkëpunoni me dikë dhe prisni ide nga ai ose ajo. Kjo është rruga e duhur e veprimit.
Peshqit
Nëse keni dashur të kaloni kohë me një të dashur duke shijuar ambientin perfekt romantik, atëherë mund të përfitoni nga mundësitë e sotme për ta realizuar këtë ëndërr. Organizoni një darkë me shandanë në një restorant komod, ose ndoshta krijoni një atmosferë mikpritëse dhe magjike në komoditetin e shtëpisë tuaj. Përdorni ndriçim delikat dhe aroma të mrekullueshme për ta bërë atë një natë për t’u mbajtur mend.
Mos e fiksoni në kokën tuaj se askush nuk interesohet për ju ose për atë që po bëni. Ndoshta e vërteta është se të tjerët me të vërtetë nuk e kuptojnë se çfarë po kaloni sepse nuk ndani sa duhet me ta. Ndani më shumë nga vetja juaj.