Horoskopi Ditor
Dashi
Ju keni një mundësi për të ndryshuar aspekte të caktuara të marrëdhënies tuaj sot. Edhe pse në përgjithësi nuk ju pëlqen të futeni drejtpërdrejt në anët e errëta të çdo partneriteti, veçanërisht në këtë marrëdhënie, ju këshillohet që të bëni më të mirën. Mund të mos jetë shumë e bukur por nëse këto probleme të nxehta do të trajtohen nga të dy, do të keni shumë më shumë kohë për t’u argëtuar më vonë.
Sa i përket punës mos e merrni gjithçka aq seriozisht. Shkëlqeni me vetëdije dhe merrni epërsi ndaj punës tuaj duke larguar stresin. Do të jeni shumë më produktiv nëse keni mundësi të buzëqeshni dhe të ndjeheni të qetë, në vend që të konkurroni me të gjithë rreth jush.
Demi
Ju mund të takoni njeriun e jetës sot. Zakonisht ju takon juve të bëni humor me njerëzit që i takoni, pasi atyre u mungon ndjesia e të shikuarit thellë dhe me intensitet të gjërave, misteri dhe ndjesia e magjisë që ju e dëshironi kaq shumë , dhe qëllimet e tyre janë shumë transparnte. Sido që të jetë, sot ju jeni të intriguer dhe dëshironi që patjetër të përjetoni më shumë.
Nëse në punë jeni më fleksibël do të keni mundësi të futeni në shumë dyer që më parë ju mbylleshin. Dëgjojini të tjerët dhe jini të gatshëm të modifikoni këndvështrimin tuaj. Bërja e kësaj do të krijojë mundësi më të mëdha në të gjitha fushat e punës suaj.
Binjaket
Ju jeni në një pozitë të shkëlqyeshme për të takuar dikë, i cili mund t’ju marrë në një udhëtim të bukur. Nëse keni qenë në kërkim të romancës dhe jeni zhgënjyer me njerëzit me të cilët jeni takuar, mund të ndryshoni mendimin tuaj sot. Ju mund të bëni përshtypje kur të zhvillohet një bisedë për diçka shumë interesante dhe përmbushëse, që nuk e keni përjetuar prej kohësh.
Normalisht truri juaj është mjaft i paekuilibruar dhe i pavendosur. Sot është edhe më shumë se zakonisht. Lajmi i mirë është se ju do të jeni në gjendje të shkëputni veten emocionalisht nga një situatë e caktuar, në mënyrë që ta shihni atë me një sy më racional dhe të paanshëm.
Gaforrja
Ju mund të vendosni në punë disa ide që i mbani vetë dhe nuk i ndani me të tjerët – dhe përgjithësisht prisni që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Ndikimi planetar mund t’ju afrojë me dikë që është shumë i sinqertë dhe nuk ka asgjë për të fshehur. Kjo mund t’ju duket shumë tërheqëse, pasi është diçka që nuk e keni përjetuar kurrë më parë.
Ktheni një faqe të re me dikë në punë, me të cilin historikisht keni pasur komunikime jo të mira. Sot shënohet një pikënisje e rë gjatë së cilës duhet të bëni një lloj zgjidhje. Përpiquni që të jeni më të ndershëm dhe më të drejtpërdrejtë me këtë person.
Luani
Konfigurimi planetar mund të sjellë me vete mundësinë për të ndryshuar mënyrën se si shihni disa aspekte të marrëdhënies tuaj. Nëse mendoni se ka disa çështje që mund t’i shikoni më thellë dhe të flisni për to, atëherë sot do të ishte një kohë e shkëlqyerpër ta bërë këtë. Ju mund të ndjeheni pak të shqetësuar për ekspozimin e ndjenjave tuaja, por rezultati do t’ia vlejë.
Tranzicionet nuk janë kurrë të lehta, por sot do të merrni një mbështetje të jashtëzakonshme nga njerëzit përreth jush në punë. Të tjerët po ju inkurajojnë dhe ju qetësojnë. Do të zbuloni se kalimi nga një situatë delikate në tjetrën mund të bëhet me mirësi.
Virgjeresha
Ju mund të përdorni energjinë e sotme për të ndryshuar mendimin tuaj për një person të caktuar për të cilin keni pasur një mori ndjenjash. Rreshtimi planetar mund t’ju hapë sytë drejt disa aspekteve të sjelljes së tyre për të cilat jeni shqetësuar. Diçka do t’ju dalë para syve dhe do ta kuptoni pse këta njerëz janë ashtu siç janë, dhe kjo nga ana juaj do t’ju lejojë t’u afroheni atyre me kushte të barabarta.
Në punë ju jeni në qendër të vëmendjes dhe të gjithë e dinë këtë. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të krijuar një reputacion të ri për veten tuaj. Tregojuni të tjerëve se kur jeni nën presion dhe gjykoheni nga të gjithë përreth, ju mund të rezistoni duke pasur vetëbesim.
Peshorja
Nëse ndieni pasion dhe po kërkoni romantizëm sot mund të zbuloni më shumë se sa mund t’jua merrte mndja. Nëse bëni kontakt me sy me dikë dhe menjëherë ndieni flutra në stomak, atëherë mund të fitoni shumë.
Në punë kjo është koha më e mirë për të ndjekur hapat e dikujt tjetër. Zgjidhni një model për veten tuaj dhe veproni sipas atij personi. Mos ngurroni t’i bëni atij ose asaj pyetje në lidhje me qëllimet, zakonet dhe mënyrën se si ai ose ajo ka arritur të jetë në vendin ku është tani.
Akrepi
Planetët mund t’ju sjellin pak liri veprimi. Ju mund të jeni pjesërisht pasionant ose plotësisht pasionant, por nuk mund të shmangni një lloj lidhjeje të thellë që do të zhvillohet. Mund të bëhet fjalë për dikë nga e kaluara, ose për një mik, por do ta kesh vështirë ta rezistosh, kështu që as mos provo. Të dy në të vërtetë keni më shumë të përbashkëta sesa mund ta mendoni.
Kërkoni të gjithë ndihmën që mundeni, në vend që të insistoni se mund të bëni gjithçka vetë. Shpesh ju pëlqen të demonstroni forcën dhe pavarësinë tuaj duke trajtuar shumë pengesa përnjëherë. Tani nuk është koha për të vepruar në këtë mënyrë. Nuk është e nevojshme.
Shigjetari
Nëse besoni në fat, atëherë do të duhej më mirë të besonit në atë që do t’ju rezervojë fati. Energjia që rrezaton nga planetët krijon shije pikante që do të rrisin shumë kënaqësinë tuaj. Personi me të cilin jeni gati të takoheni mund të jetë disi i jashtëzakonshëm, dhe mbase pak i padurueshëm për disa, por për ju është veçanërisht tërheqës, madje edhe më shumë se sa kaq.
Sa më shumë njerëz të pyesni, aq më shumë mendime do të merrni, duke e bërë më të vështirë për ju që të merrni një vendim. Në një moment duhet të ndaloni së kërkuari këshilla dhe të pyesni veten tuaj për të marrë një përgjigje.
Bricjapi
Konfigurimi planetar i sotëm mund të jetë pak intensiv për ju, megjithëse në përgjithësi jeni mirë sa i përket anës emocionale. Sidoqoftë, gjithmonë mund të fshiheni brenda guackës suaj, nëse vërtet ndieni se po ju prekin atje ku nuk duhet. Personi tjetër nuk po ju bën asgjë të keqe. Ju thjesht duhet të mësoheni me faktin se ai ju adhuron në një mënyrë që askush nuk e bën.
Keni për të bërë telefonata, e-mail, shkresa, familja, shefi juaj, problemet martesore , rroba për të larë dhe 1000 gjëra të tjera. Gjëja e mahnitshme është se ju do t’i bëni të gjitha duke pasur një besim të jashtëzakonshëm.
Ujori
Ju mund të josheni shumë nga rutina e zakonshme e dikujt në një vend tjetër. Konfigurimi planetar zbulon se ekziston një ngjarje e kaluar lidhur me takimin që do të keni sot, megjithëse shoqërimi i sotëm mund të duket disi i bezdisshëm. Sidoqoftë është një shenjë se gjithçka është mirë, dhe vetëm mund të përmirësohet.
Marrja e një përgjigje të drejtpërdrejtë nga të tjerët nuk do të jetë e lehtë. Njerëzit kanë shumë ide të ndryshme që do të përpiqen t’i fshehin nga ju. u gjithashtu mund të hiqni dorë vetëm për sot dhe të merreni me këto çështje një herë tjetër.
Peshqit
Energjia e ditës mund të ju nxisë të jeni pak më të fshehtë se normalisht. Zakonisht nuk ju pëlqen të fshihni asgjë nga i dashuri juaj, por mendoni se në rrethana, ato gjëra që po fshihni nuk do të dëmtojnë marrëdhënien tuaj.
Ju ndjeheni mjaft të justifikuar në vazhdimin e takimit të planifikuar tashmë. Në fund të fundit, injoranca është lumturi. Apo jo? Nesër mund të ndjeheni shumë ndryshe për gjithçka!
Kjo është një periudhë shumë intensive e këtij muaji për ju, kështu që mos e qortoni veten nëse nuk po ndiheni shumë të fortë. Është e natyrshme që ju të arrini në një pikë të ulët gjatë kësaj kohe.E gjitha është thjesht pjesë e ciklit natyror të gjërave. Merrini gjërat me qetësi.