Dashi
Marsi dhe Plutoni do të jenë shumë mirë të sinkronizuar këtë muaj duke ndikuar në karrierën tuaj, pra që në atë fushë të jeni në nivele shumë të larta. Në dashuri do të keni të papritura dhe nëse jeni vetëm me shumë mudnësi do të dashuroheni me dikë nga puna juaj. Jupiteri do të bëjë që edhe financat tuaja të jenë më të mira.
Demi
Tetori do të jetë një muaj i mrekullueshëm për të gjithë dhe sidomos për ty. Në fushën e dashurisë do të përjetoni një romancë që nuk e keni pasur kurrë më parë në jetën tuaj. Në karrierrën tuaj këtë muaj do të keni mundësi të mira për të zhvilluar ide të reja. Nga data 10 tetor do të jeni ndër shenjat më të favorizuara për t’u martuar.
Binjakët
Nëse do të dëshironi të bëni dekorime në shtëpi, duhet ta bëni nga data 5 tetor pasi në atë kohë Marsi do t’ju japë frymëzimin e duhur. Kjo datë do të jetë e mirë edhe në lidhje me rregullimin e marrëdhënieve shoqërore. Në fushën e dashurisë do të shkëlqeni nga 22 tetori deri në dhjetor. Do të kaloni edhe shumë kohë duke bërë sport.
Gaforrja
Ky muaj do të fillojë me udhëtime dhe madje do ta shijoni shumë këtë gjë. Bëni një udhëtim me partneren tuaj dhe nëse keni nënën në dispozicion mund ta lini atë të kujdeset për fëmijët. Nga data 5 tetor do të shkëlqeni edhe në fushën e karrierës. Kreativiteti juaj do të jetë në nivele tepër të larta.
Luani
Jeta juaj në fillim të këtij muaji do të jetë e mbushur me udhëtime dhe kjo edhe për shkaqe biznesi. Nëse do të keni mundësi mund të përfshini në këto udhëtime edhe familjen tuaj për të qënë sa më pranë. Ka shumë mundësi që të keni më tepër nevojë se zakonisht për para në familje dhe ju do të jeni ai që do të merrni përsipër përgjegjësinë më të madhe.
Virgjëresha
Këtë muaj do të dalin më tepër në pah karakteristikat misterioze që e karakterizojnë tipin tuaj. Venusi do të bëjë që në fushën e dashurisë të keni shanse me të mira dhe nëse tashmë jeni në një lidhje do të përjetoni lumturi të madhe mes jush. Nga data 10 tetor do të keni shumë fat në shenjën tuaj, më shumë nga 12 vitet e fundit.
Peshorja
Këtë muaj do të jeni tepër të fokusuar në lidhjen e dashurisë apo në një lidhje biznesi. Nga data 5 tetor do të merrni një vendim të rëndësishëm në lidhje me to. Nga data 22 tetor deri në dhjetor do të keni aftësi shumë të mira në të negociuar.
Akrepi
Keni kohë që prisni të shkëlqeni në karrierë dhe të keni qetësi në familje dhe duket se këtë muaj më në fund do t’ja arrini. Nga data 10 tetor gjithashtu do të mund të njihni edhe dashurinë e vërtetë.
Shigjetari
Këtë fillim tetori do të keni shanse të mira në punë megjithatë edhe kritikat nuk do të mungojnë. Plutoni do të bëjë që aftësitë tuaja në të negociuar të mos jenë të mira megjithatë nuk duhet të futeni në panik. Nëse jeni vetëm do të njihni dikë interesant dhe nëse jo do të merrni një vendim të rënësishëm.
Bricjapi
Nëse më parë nuk keni pasur mundësinë të bëni një pushim, në këtë fillim tetori mund të jetë koha e duhur. Do të kaloni pra edhe pak kohë romantike me partnerin tuaj. Ju keni një ecuri shumë të mirë në karrierë nga shtatori i vitit të kaluar dhe do të ndihet ende në jetën tuaj. Deri në nëntor të vitit 2018 do të shkëlqeni në këtë fushë.
Ujori
Jupiteri do të bëjë që nga data 10 tetor të keni një ecuri më të mirë në fushën profesionale dhe kjo do të zgjasë deri në nëntor 2018. Mundësitë e mira do të vijnë si shi në jetën tuaj. Nga data 5 tetor do të keni mundësi të udhëtoni duke pasur me vete edhe dikë nga familja juaj, gjë që do të ndikojë në forcimin e marrëdhënies.
Peshqit
Këtë muaj paratë do të jenë në qendër të mendimeve tuaja dhe në lidhje me plotësimin e nevojave duhet të punoni mirë me një projekt që do të keni në dorë. Nga ana tjetër, nëse paratë nuk do të jenë në kufijtë më të mirë, dashuria po. Do të përjetoni një lidhje tepër intensive këtë muaj.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu