Tashmë është i njohur fakti se hormonet sjellin shumë ndryshime në trupin e gruas, duke filluar që në momentin e ovulimit. Në këtë moment trupi prodhon një sasi të madhe progresteroni. Por çfarë roli ka ai në trupin e gruas?
Roli i progresteronit
Ky hormon prodhohet në momentin e ovulimit dhe përgatit uterusin në lidhje me vendosjen e embrionit në muret e mitrës, gjë e cila ndodh 6-10 ditë pas ngjizjes. Hormoni i progresteronit gjithashtu zhvillon edhe qelizat e mureve të mitrës për të ushqyer embrionin në fazat e para si edhe forcon mitrën për të mos rrezikuar ndaj ndonjë aborti spontan si edhe përgatit gjendrat e gjirit për prodhimin e qumështit.
Hormoni hCG
Ky hormon prodhohet nga plaçenta dhe mban “gjallë” trupin e verdhë që është krijuar gjatë ovulimit, gjë e cila ndikon në rritjen e nivelit të progresteronit dhe estrogjenit. Këto vlera të hCG fillojnë të bien pas muajit të 3 dhe stabilizohen në javën 20.
Estrogjeni
Funksioni kryesor është favorizimi i rritjes së uterusit dhe gjendrave të qumështit, duke bërë të mundur që të sekretohet prolaktina e cila do të bëj të mundur zhvillimin e fetusit si edhe përgatitjen për gjidhënie.
Hormonet pas lindjes
Pas daljes së placentës nga trupi i gruas, niveli i hormoneve bie me përjashtim të prolaktinës, e cila qëndron në nivele të larta gjatë ushqyerjes me gji. Gjatë momenteve të para pas lindjes rritet niveli i oksitocinës e cila shkakton kafshimet uterine dhe nëna që ushqen me gji është në gjendje t’i ndiejë. Duke qënë se pas lindjes niveli i tyre bie, gruaja mund të ndiehet keq si edhe melankolike.
Lexoni dhe: 9 shenjat që tregojnë se keni çekuilibër hormonal

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu