[poll id=”11″]Kjo histori nisi në familjen e nënës së Davinës, Jessica Smith e cila u lajmërua në shtatzani se do të sillte në jetë një vajzë me shumë flokë, por askush nuk i tha se këto flokë do të ishin plotësisht të bardhë!
Përse ndodhi kështu?
Davina u diagnostika me një sindromë të rrallë, atë të “Albinizmit” dhe kjo është një sëmundje e lindur. Edhe pse flokët e saj janë pa ngjyrë shëndeti i saj duket se është i stabilizuar. Familjarët dhe prindërit janë të habitur pasi nuk kanë parë kurrë më parë një fëmijë me flokë dhe vetulla të bardha.
Përse shfaqet sindroma e albinizmit?
Kjo sindromë shkaktohet nga mungesa e pigmentit (melaninës) në lëkurë, flokë dhe iris (sy), duke sjellë gjithashtu në disa raste edhe disa rreziqe për shëndetin e fëmjës. Në rastin e syve, irisi duke qënë pa ngjyrë lejon depertimin e dritës në mënyrë të drejtpërdrejt dhe kjo shkakton ndjeshmëri të lartë të syve. Albinizmi karakterizohet nga një sërë problemesh në shikimin e personave të prekur dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që fëmija t’i nënshtrohet në mënyrë të rregullt një sërë vizitave tek okulisti në mënyrë që të mbahet nën kontroll shikimi.
Vajza e vogël me mungesë pigmenti u prit me shumë dashuri nga prindërit edhe pse në fillim ishin tepër të befasuar dhe frikësuar. Ata nuk ndihen aspak keq në lidhje me praninë e kësaj sindrome tek vajza e tyre por janë të lumtur që shëndeti i saj është i mirë.
[poll id=”11″]






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock