“Heshteni atë majmun”, foshnja afrikane vdes në spital, nëna përballet me diskriminimin

0 0

“Heshteni atë majmun”, mësohet të kenë thënë pacientët në dhomën e urgjencës së spitalit Sondrio ndërsa një vajzë 3 muajshe me origjinë nigeriane humbi jetën nga një atak në zemër më 14 shtator. Ajo që provokoi pacientët ishin klithmat e dëshpëruara të nënës së vajzës, një 22  vjeçare.

Ata e quajtën gjithë  rënkimin e vajzës “rit satanik”, ose thjesht traditë afrikane, por në fakt  ishte dhimbja e pafundme e një nënë që sapo kishte humbur vajzën e saj 3 muajshe.

Sipas tyre humbja e një fëmijë nuk është aq e rëndësishme për afrikanët, sepse në fund të fundit ata bëjnë një në vit. Pritën të vizitoheshin ndërkohë që ai ‘majmun’  rënkonte nga dhimbjet në korridorin e spitalit. Fëmija lindi më 22 korrik, kur arriti në spital nuk merrte më frymë, ajo që e mbante në krahë ishte nëna e tij, një vajzë nigeriane e lindur në 1997.

Dëshmia e mësueses- Gjatë pasdites, më pas, gjatë manifestimeve në Sondrio, Francesca Gugiatti, mësuese e një shkolle fillore në Komunën  e Montagna në Valltellina, ka treguar publikisht frazat raciste drejtuar një nënë të shkatërruar nga dhimbja, që i ka dëgjuar së bashku me nënën. Denoncimi publik mendohet të jetë bërë nga faqja Sondrio Today përmes faqes së grupit “Sardine Provinca di Sondiro”.

Kryebashkiaku i Sondrio: Jam i heshtur përballë dhimbjes së një gruaje që sapo ka humbur vajzën. Në mesin e polemikave në rrjetet sociale mësohet të ketë folur edhe kryebashkiaku i provincës së Sondrios, Marco Scaramelllini. Qytetari i parë i qytetit italian ku ndodhi dhe ngjarja ka reagur në Sondrio Today. “Me siguri që komuniteti i qytetit do të jetë më pranë një familje të goditur kaq rëndë, ashtu siç ndodh gjithmonë në raste të tilla.”-është shprehur ai.
Burimi: tgcom24.mediaset.it

Lexo më shumë: Në kopsht e quajnë “jashtëqitje”, diskriminimi i vajzës me ngjyrë 

 

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X