Ushqyerja me gji nuk është e lehtë. Por as nuk duhet ndërprerë menjëherë. Kjo është arsyeja pse kjo foto e fuqishme nga nëna braziliane Maya Vorderstrasse po bëhet virale. Burri i saj fotografoi herën e parë që kishte ushqyer vajzën e dytë dhe pothuajse dy vjet më vonë, herën e fundit që ushqente vajzën e tyre me gji.
Dhe nuk është vetëm fotografia kaq e fuqishme. Në shkrimin mbi të Maya ndan betejat e saj emocionale për ndërprerjen dhe truket që përdori për ta bërë këtë tranzicion më të lehtë për vajzën e tyre më të vogël.
Në mbishkrim thuhet:
“Hera e parë dhe e fundit që vajza ime e çmuar ushqehet me gji.
Unë nuk e dija se një person mund të ndihej kaq krenar dhe i trishtuar në të njëjtën kohë, tani unë jam në një kaos hormonal, emocional dhe mendor.
Ngritja e krahut tim në këtë foto ishte shumë e vështirë për mua ashtu siç ishte e vështirë të luftoja me lotët e pakontrolluar: kjo foto do të shprehte se kurrë nuk do ta ushqeja më vajzën time. Unë kam qenë nënë gjidhënëse për kaq shumë kohë, saqë nuk e di se si është si të mos ushqesh më”.
Emocionet për herën e fundit të gjidhënies
Teksa shikoja pas kamerës, burri im po qante si kurrë më parë. Unë isha ngushëllimi i vajzës, vendi i saj i sigurt dhe shpresoj se jam ende e tillë për të. Ajo më në fund ka një krevat në një dhomë gjumi të përbashkët me motrën e saj. E kemi bërë shtratin e saj të tillë me lodra e figura që t’i tërheqin vëmendjen.
Burri im është kujdesur plotësisht për kohën e gjumit, përfshirë të gjitha zgjimet e natës. Ne jemi në ditën tonë të tretë, dhe çdo ditë sa vjen e bëhet pak më e lehtë. Mbyllja e një kapitulli është e dhimbshme, por shpresoj që kjo fazë e re e jetës sonë të jetë e veçantë në mënyrën e vet.
Nëpërmjet këtij hapi të maturimit ajo jo vetëm që do të rritet më e pavarur, por unë do të marr një pushim shumë të nevojshëm. Ajo hoqi dorë nga gjiri për herë të fundit dhe i thashë bashkëshortit tim: “Kam bërë më të mirën time”. Ai më përqafoi dhe u përgjigj: “Jo. Ti bëre më të mirën e mundshme, sepse ti i jepje gjithçka”. Unë e dua familjen time dhe jam kaq mirënjohëse për momente të tilla të veçanta dhe të paharrueshme si këto.
*** Faleminderit burrit tim, sepse insistoi të kapte këtë moment, që do ta kemi si thesar përgjithmonë.
https://www.instagram.com/p/By0l9-GgxYn/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu