Për të mësuar sa e “aftë” do të jetë gruaja për t’u hapur aq sa nevojitet në momentin e lindjes, mund të përdoret një shenjë fizike që ndoshta deri tani nuk i është kushtuar rëndësia e duhur. Sipas një studimi të postuar në blogun” Birth without fear”, ekziston një vijë e errët e cila quhet edhe vija e hapjes vaginale.
Vija e hapjes vaginale
Kjo vijë ndodhet përgjatë carjes anale sipër zonës gluteale, dhe fillon pikërisht tek anusi. Kjo vijë fillon të errësohet në momentin që gruaja hapet rreth 3-4 cm, pra ajo do të shërbejë për ta bërë mjekun dhe mamien të kuptojnë nëse lindja është duke bërë progres.
Kjo vijë do të jetë një tregues më i mirë nëse lindja po ndodh në mënyrë spontane, pra jo me stimulim. Sa më e gjatë dhe e errët të jetë ajo aq më ecuri të mirë është duke pasur lindja dhe hapja vaginale. Pra kështu mjekët nuk kanë pse të kontrollojnë vazhdimisht me dorë gruan në zonën vaginale.
Megjithatë kjo vijë nuk duhet të konsiderohet si shenja e vetme për të kuptuar nëse hapja është duke ndodhur në mënyrën e duhur. Në lidhje me shëndetin dhe mirëqënien e nënës me fëmijën ka edhe disa shenja të tjera treguese. Ndërkaq prania e kësaj vije është një nga informacionet më të fundit të shkencës në lidhje me lindjen.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu