Greqi, lind fëmija i parë nga 3 prindër

0 0

Një fëmijë me tre prindër biologjikë ka lindur në Greqi. I vogli është 3 kilogramë, gëzon shëndet të plotë dhe ka ardhur në jetë falë fertilizimit in vitro, i cili është kryer duke përdorur vezët e dy grave të ndryshme (nëna dhe një donatore) dhe farën e babait. Metoda, shumë e diskutueshme dhe e aplikuar për herë të parë në Evropë pas një rasti në Meksikë, u zhvillua së pari për të shmangur transmetimin e sëmundjeve mitokondriale. Por kjo metodë gjithashtu mund të përmirësojë normat e suksesit të mjekësisë në lindje.

“E drejta e patjetërsueshme e një gruaje për t’u bërë nënë me materialin e saj gjenetik është bërë realitet. Ne jemi shumë krenarë të shpallim një inovacion ndërkombëtar në riprodhimin e asistuar dhe tani jemi në një pozicion për të bërë të mundur që gratë me më shumë dështime pas Fertilizimit In Vitro, ose që kanë sëmundje të rralla mitokondriale gjenetike të kenë një fëmijë të shëndetshëm”, thotë Panagiotis Psathas, president i Institutit të Jetës në Athinë.

Ekipi grek punoi në bashkëpunim me qendrën spanjolle Embryotools, e cila njoftoi se 24 gra të tjera kanë bërë këtë kërkesë dhe 8 embrione të tjerë janë gati për t’u krijuar. Nëna që lindi fëmijën është një grua greke 32 vjeçare e cila i ishte nënshtruar katër cikleve të pasuksesshme të fertilizimit in vitro.

Nuk është një teknikë e komplikuar dhe duket se nuk jep asnjë problem sigurie pasi fillon shtatzënia. Por gjeneron një debat të thellë bioetik, i cili kurrë nuk mund të përfundojë, sepse është e nevojshme të kuptohet se në çfarë niveli njerëzit dhe shoqëria e sotme janë gati të pranojnë që një fëmijë mund të ketë tre prindër.

Lexo edhe: Fertilizimi in-vitro, sa rendesi ka mosha e nenes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X