Goditjet e forta të fetusit në bark tregojne ecurine e zhvillimit te femijes

0 0

Momenti kur një nënë ndien fëmijën e saj duke lëvizur në bark përshkruhet si një nga momentet e ndjesitë më të bukura që mund të përjetohen ndonjëherë. Ky është momenti kur fillon bashkëveprimi mes nënës e fetusit dhe të dy e njohin njëri-tjetrin, ende pa ardhur fëmija në jetë. Megjithatë, goditjet mund të jenë të forta e të dhimbshme për nënën e t’i shkaktojnë bezdi.

Goditjet e forta të fetusit, shenjë e mirëqënies së tij

Një studim i Imperial College London dhe Great Ormond Street Hospital në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në përfundimin se lëvizjet e fëmijës në barkun e nënës, tregojnë se ai po rritet në mënyrë të shëndetshme. Sipas studimit, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse fëmija fillon t’ju godasë. Kjo mund të jetë e bezdisshme për nënën, por është shenjë se shtatzania po vijon rregullisht, fëmija po zhvillohet mirë, muskujt, gjymtyrët e nyjet e tij po formohen.

Shqetësohuni kur mungojnë lëvizjet

Madje, në studim thuhet se nënat duhet të fillojnë të shqetësohen nëse lëvizjet e fëmijës brenda barkut të tyre mungojnë ose bëhen të rralla.

Në cilën javë të shtatzanisë lëviz fëmija më shumë?

Pjesë e studimit ishin gra shtatzëna midis javës së 20 e 35 të shtatzanisë. Ato iu nënshtruan rezonancës magnetike të mitrës dhe rezultatet u analizuan, duke studiuar lëvizjet e fetusit. Nga ekzaminimet rezultoi se fëmija lëviz më shumë në javën e tridhjetë të shtatzanisë, ndërsa më vonë ai rritet dhe hapësira që ka për të lëvizur është disi më e kufizuar.

Lexo edhe: Ja cfare ndien nena ne muajin e fundit te shtatzanise

[poll id=”15″]

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X