Mos u shqetësoni nëse në shtatzani do të shikoni rrjedhje nga gjinjtë tuaj, është shumë normale sepse ai përgatitet për të ushqyer me gji. Ndërkohë edhe nëse nuk ju ndodh diçka e tillë nuk duhet ta konsideroni si diçka që do të pengojë ushqyerjen me gji. Të mos harrojmë se çdo grua ka ndryshimet dhe zhvillimet individuale edhe gjatë 9 muajve të shtatzanisë.
Ndërkohë ja cilat janë ndryshimet e tjera që gjinjtë tuaj pësojnë…
• Gjoksi juaj do të ngrihet lart. Kjo do të ndodhë si pasojë e tërheqjes së ligamenteve në zonën e gjoksit.
• Do të shfaqen shenja mbi lëkurë. Shkaktohet nga mungesa e kolagjenit si edhe elastinës në lëkurën tuaj. Kjo është diçka gjenetike, megjithatë mund ta ndihmoni lëkurën tuaj duke përdorur vaj kokosi si edhe vitaminë E.
• Një gjoks do të jetë më i madh se tjetri. Gjoksi të cilin fëmija do ta preferojë më shumë do të ketë përmasë më të madhe, po ashtu edhe thithi.
• Kur fëmija qan gjoksi do të rrjedh. E keni vënë re këtë dukuri? Është shumë normale. Po ashtu edhe rrjedhja e gjinjve ndërsa ëndërroni për fëmijën, nuhasni aromën e tij, shikoni ujin që rrjedh apo kryeni marrëdhënie seksuale.
• Gjoksi zgjerohet ose tkurret. Kjo varet nga disa faktorë ku mund të përmendim edhe moshën. Nëse gruaja është bërë nënë në moshë të re gjoksi do të jetë më i gjerë se para shtatzanisë për shkak se tek ajo gjinjtë janë ndikuar më pak nga shtimi në peshë.
• Gjinjtë do të jenë më pak voluminozë. Pra ato do të jetë disi më të varura sidomos pas gjidhënies, por të mos harrojmë se ky proçes e mbron gruan nga kanceri i gjirit.
Lexoni edhe: Dhimbjet e gjoksit, ja cfare te beni

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu