Gjithë kujdesi i nevojshëm i dhëmbëve që në vitin e parë të jetës nga dentistja pediatre Enida Petro/ VIDEO

0 1

Pasditen e djeshme, një nga tematikat e trajtuara në programin “Rudina” ka qenë kujdes dentar për fëmijët. E ftuar ishte dentistja pediatre, Enida Petro e cila që në krye të bisedës theksoi se është shumë e rëndësishme që siç i çojmë fëmijët tek specialisti pediatër për probleme shëndetësore, ashtu t’i çojmë edhe tek dentisti pediatër, që është i specializuar për ta.

Mjekja pediatre shpjegon se mosha e parë kur fillohen konsultat me fëmijët duhet të jetë përpara vitit të parë të jetës, kur ende nuk janë shfaqur shqetësime, për arsye që impakti i parë me dentistin të mos jetë i frikshëm. Ajo thekson se kjo fazë e parë duhet të jetë informuese, të merren konsulta. Kështu, kur të shfaqet kariesi apo dhimbjet, fëmija do jetë mësuar tashmë me figurën e dentistit.

Lidhur me idenë se fëmija duhet të fillojë të lajë dhëmbët ende pa dalë, doktoresha tha se nuk është e nevojshme, kjo mund të nisë vetëm si lojë, por larja e vërtetë duhet të fillojë në moshën 2 vjeçare , por vetëm një larje manuale me furçë pa pastë.

Larja me pastë dhëmbësh duhet të fillojë në moshën 3 vjeçare dhe sasia e pastës mbi furçë duhet të jetë sa një kokërr bizele. Koha e larjes së dhëmbëve nuk duhet të jetë vetëm pak sekonda, por deri tek 1 minutë e gjysmë. Fëmijët duhen inkurajuar t’i lajnë dhëmbët vetë, megjithatë gjithmonë nën mbikqyrjen e prindërve në mënyrë që të respektohen këto rregulla.

Dentisja pediatre gjithashtu i kushton rëndësi përdorimit të fillit dentar, asnjëherë të shkopinjve, pasi ata dëmtojnë mishrat.

Përsa i përket llojit të furçës, dentistja shpjegon që lloji i furçës që duhet zgjedhur për fëmijë është ajo me kokë të vogël, sepse edhe sipërfaqet brenda gojës së fëmijës janë të vogla, bishti i përshtatshëm për mbajtjen nga ana e tyre dhe qimet të buta.

Për fëmijët që kanë aparate të lëvizshme, mjekja këshillon një furçë më vete për pastrimin e aparatit. Gjithashtu këshillohet një pajisje që duhet për pastrimin e gjuhës, sepse siç sqaron mjekja, edhe gjuha mban mikrobe që ndonjëherë shkaktojnë erën e keqe të gojës.

Është mirë edhe që pas larjes me pastë, të përdoret një solucion pastrimi e dezinfektimi me përmbajtje fluori për forcim të dhëmbëve të fëmijëve.

Përsa i përket furçës elektrike, mjekja thotë se duhet përdorur nën mbikqyrjen e prindërve me shumë kujdes, sepse përdorimi i gabuar dëmton mishrat.

Një tjetër problem që thekson dentistja pediatre, është kariesi i fëmijërisë së hershme, ose siç njihet ndryshe kariesi i biberonit. Kjo lidhet me shtesat e sheqerit apo mjaltit në biberonin e qumështit apo të lëngjeve të tjera me përmbajtje sheqeri.



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X