Gjidhënia konsiderohet si një formë kontracepsioni mbron nga shtatzania vetëm nëse ju e ushqeni fëmijën tuaj në mënyrë të rregullt vetëm me qumësht gjiri (sipas nevojës, pra pa orar), nuk ju është kthyer ende cikli pas lindjes dhe nëse fëmija është më i vogël se 6 muajsh. Megjithatë, kjo nuk duhet të mendohet si një formë që do t’ju mbrojë 100% nga një shtatzani e padëshiruar. Pra nëse mendoni se nuk do të mund të ngelni shtatzanë gaboheni!
Ovulimi, gjidhënia dhe shtatzania
Gjatë ushqyerjes me gji ju do të keni shumë pak ose aspak menstruacione, çka do të thotë se ju nuk do të ovuloni, por sipas Universitetit “Maryland medical center”, gruaja mund të ngelë shtatzanë gjatë ushqyerjes me gji dhe për këtë arsye ajo duhet të përpiqet të kuptojë momentin që është duke ovuluar në mënyrë që të ulë rrezikun e ngjizjes së bebes.
Shenjat e ovulimit janë:
- Rritje e sekrecioneve vaginale;
- Rritje e temperaturës trupore;
- Shenja rozë ose të kuqe (sekrecione) të cilat në të vërtetë nuk janë menstruacionet.
Tregohuni të kujdesshëm
Një fëmijë është gjëja më e bukur e jetës, megjithatë nëse nuk jeni ende gati duhet të përdorni një formë më të sigurt mbrojtëse, pra nuk duhet të mbështeteni tek gjidhënia edhe nëse është në mënyrë ekskluzive (vetëm me qumësht gjiri, pa qumësht shtesë).
Po nëse unë e dua një fëmijë?
Nëse po mendoni të ngjizni një fëmijë ndërsa ushqeni me gji do të ketë disa faktorë që do të ndikojnë në rritjen e fertilitetit. Një prej tyre është ulja e sasisë së qumështit të gjirit, pasi në këtë moment hormonet që ndikojnë në fertilitet rriten. Duke qënë se pas muajit të 6 fëmija fillon të marrë edhe ushqime të ngurta, duke pirë me orar, edhe shanset për të qënë më tepër fertile do të rriten. Ndërsa prisni për një fëmijë tjetër duhet të largoni stresin pasi ai ndikon negativisht në ngjizje.
Lexoni dhe: Kontraceptivet e emergjences
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu