Gjidhenia, perse femija ne darke kerkon te thithe me shume

0 0

Javët e para pas lindjes janë shumë të rëndësishme që të stabilizohet një prodhim i mirë i qumështit të gjirit, për këtë arsye fëmija duhet të vendoset sa më shpesh të thithë në gji. Në këtë mënyrë do të prodhohet më tepër prolaktinë e cila është hormoni përgjegjës për këtë proçes. Deri në momentin që stabilizohet prodhimi i qumështit sipas kërkesës së fëmijës, ai do të dojë të qëndrojë shumë në gji dhe kryesisht gjatë mbrëmjes.

Përse ndodh kështu?

Të dashura nëna, ju nuk duhet të shqetësoheni nëse fëmija juaj kërkon të pijë më tepër gjatë mbrëmjes apo natën, pasi kjo bën pjesë në ritmet fiziologjike të gjidhënies së bebeve. Duke thithur më tepër në këto orë, fëmija bën të mundur stimulimin më të mirë të gjirit. Pra në këto orë gjiri stimulohet më mirë dhe kështu fëmija do të ketë më shumë qumësht në dispozicion për të plotësuar nevojat e tij. Mos harroni se vendosja e një orari për pirjen do të shkaktojë stres tek ju, kjo pasi fëmija nuk do të reagojë në mënyrën e duhur ndaj gjirit. Përse kështu? Sepse ai mund të ketë uri apo nevojë të futet në gji në një moment tjetër dhe kur ju t’i ofroni gjirin mund t’i bëjë “naze”.

A i planifikoni paraprikisht shpenzimet qe mund te realizoni gjate nje muaji bazuar ne buxhetin tuaj familjar?

Loading ... Loading ...

Regjistrohu edhe ti ne portalin pernenat.al

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X