Ftohja e nënës në shtatzani rrit rrezikun e astmës te bebi

0 0

Nëse shpesh vuani nga ftohjet në shtatzëni, rreziku që fëmija në të ardhmen të vuajë nga astma është më i lartë. Sipas një studimi në Universitetin e Monakos (Gjermani), që përfshinte 512 gra shtatzëna dhe fëmijët e tyre nga lindja deri në 5 vjeç, në fakt, sa më i lartë numri i ftohjeve në shtatzani, rreziku më i madh i astmës për fëmijën. Dhe barnat antivirale, shpesh japin efektin e  kundërt gjatë nëntë muajve të shtatzanisë.

Rritje e rrezikut të astmës nga ftohja

Alergologët kanë kërkuar që gratë shtatzëna të mbajnë shënim ftohjet dhe infeksionet e tjera virale gjatë pritjes së ëmbël dhe i kanë krahasuar këto të dhëna me incidencën e astmës dhe alergjive tek fëmijët. Duke marrë parasysh sëmundjet nga të cilat vuanin prindërit, studiuesit kanë arritur në përfundimin se ftohja në shtatzani ndikon më shumë në astmën e fëmijëve, sesa trashëgimi i këtyre sëmundjeve nëse i kanë pasur prindërit.

Si munden nënat e ardhshme të mbrohen kundër ftohjes dhe viruseve në qarkullim?

Shmangni vendet që janë shumë të mbushura me njerëz. Në kohë të epidemive sezonale, është mirë të shmangim vendet e mbushura me njerëz dhe ndryshimet e temperaturës. Larja e hundës me fizilologjik mund të ndihmojë: një hundë e lirë për të kryer funksionin e saj të filtrimit të ajrit mbron më shumë nga infeksionet sesa një hundë e bllokuar me mukus.

Vetëm paracetamol nëse rritet temperatura

Nëse sytë e kuq, temperatura dhe teshtimat tashmë janë shfaqur, është mirë të pushoni, të pini shumë ujë, çaj bimor pa sheqer dhe lëng agrumesh, përdorni një lagështues në dhomën e gjumit. Nëse temperaura rritet më shumë se 38 gradë Celsius mund të përdorni paracetamol, ndërsa aspirina dhe ibuprofeni nuk rekomandohen gjatë shtatzënisë.

Lexo edhe: Gripi gjate shtatzanise

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X