Fruthi, me teper komplikacione nga sa e kishit menduar…

0 0

Komplikacionet e fruthit janë të rënda dhe kryesisht më i rrezikshmi është encefaliti, edhe pse mund të jenë të rralla tek fëmijët e vegjël.

Disa studime të reja…

Sipas një studimi gjerman, komplikacionet e fruthit  (nëse shfaqet sëmundja) do të jenë edhe më serioze nga sa mendohej. Encefaliti si komplikacion, mund të zhvillohet edhe pas 6-8 vitesh nga prekja prej infeksionit të fruthit dhe mund të shkaktojë vdekjen pas 24-36 muajsh nga diagnostikimi. Kjo formë encefaliti quhet “panencefalit” dhe mund të prekë 1 në 1 387 fëmijë nën moshën 5 vjecare, si edhe 1 në 600 fëmijë nën moshën 12 mujore.

Më të rrezikuar janë fëmijët

Kjo pasi vitet e fundit është rritur numri i prindërve që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre dhe kështu me apo “pa dashje” këta vogëlushë janë tepër te ekspozuar ndaj këtij infeksioni të rëndë si edhe infeksioneve të tjera.

Por në rrezik është edhe pjesa tjetër e shoqërisë. Fruthi është ngjitës dhe mund të vendosë në rrezik edhe personat e rritur që nuk janë të vaksinuar. Por ashtu sic e thamë edhe më sipër, më të rrezikuarit janë fëmijët nën 1 vjeç. Arma më e mirë për ta luftuar? Vaksinimi!

[poll id=”11″]






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X