Komplikacionet e fruthit janë të rënda dhe kryesisht më i rrezikshmi është encefaliti, edhe pse mund të jenë të rralla tek fëmijët e vegjël.
Disa studime të reja…
Sipas një studimi gjerman, komplikacionet e fruthit (nëse shfaqet sëmundja) do të jenë edhe më serioze nga sa mendohej. Encefaliti si komplikacion, mund të zhvillohet edhe pas 6-8 vitesh nga prekja prej infeksionit të fruthit dhe mund të shkaktojë vdekjen pas 24-36 muajsh nga diagnostikimi. Kjo formë encefaliti quhet “panencefalit” dhe mund të prekë 1 në 1 387 fëmijë nën moshën 5 vjecare, si edhe 1 në 600 fëmijë nën moshën 12 mujore.
Më të rrezikuar janë fëmijët
Kjo pasi vitet e fundit është rritur numri i prindërve që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre dhe kështu me apo “pa dashje” këta vogëlushë janë tepër te ekspozuar ndaj këtij infeksioni të rëndë si edhe infeksioneve të tjera.
Por në rrezik është edhe pjesa tjetër e shoqërisë. Fruthi është ngjitës dhe mund të vendosë në rrezik edhe personat e rritur që nuk janë të vaksinuar. Por ashtu sic e thamë edhe më sipër, më të rrezikuarit janë fëmijët nën 1 vjeç. Arma më e mirë për ta luftuar? Vaksinimi!
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu