Të konsumosh ushqime të shëndetshme në shtatzani nuk nënkupton të kalosh një vakt por të plotësosh nevojat e organizmit me vitamina dhe minerale, me elementë tepër të rëndësishëm, ndër të cilët më e rëndësishmja është beta-karoteni pasi stimulon zhvillimin e mirë të qelizave të fëmijës, shikimin dhe sistemin imunitar, vitamina C, kaliumi (kontrollon presionin e gjakut), acidi folik etj. Nuk duhet të harrojmë edhe rëndësinë e fibrave që gjenden në frutat dhe perimet të cilat do të parandalojnë edhe shfaqjen e hemorroideve.
Frutat dhe perimet më të rëndëishme në shtatzani
Avokado
Është i pasur me vitamina B, C dhe acid folik. Është gjithashtu edhe një burim i mirë kaliumi. Redukton të vjellat dhe ndihmon në zhvillimin e sistemit nervor të fëmijës. Mos e teproni me sasinë!
Brokoli
Përmbajnë shumë acid folik, vitaminë A, C dhe kalçium. Mund t’i konsumoni në sallatë, të pjekura në avull etj.
Karrota
Karrotat përmbajnë shumë beta-karoten, vitaminë A, C dhe B6. Ndihmojnë në zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve. Janë shumë të pasura me fibra dhe mund t’i përdorni në mënyra të ndryshme.
Mango
Përmban sasi të mëdha kaliumi, vitamine C dhe A. Favorizon sistemin imunitar të fetusit, sistemin nervor si edhe shikimin.
Specat e kuq
Në momentin që blini speca zgjidhni ato me ngjyrë të kuqe të errët në mënyrë që të merrni sasi të mira të vitaminave B6, A dhe C.
Spinaqi
Zgjidhni ato me ngjyrë sa më të errët pasi kanë sasi më të mëdha të hekurit dhe acidit folik. I shoqëroni gjithmonë me ushqime që përmbajnë vitaminën C.
Frutat e pyllit
Boronicat, luleshtrydhet, manaferrat janë të pasura me acid folik dhe vitaminë C. Janë edhe shumë të pasura me fibra që parandalojnë konstipacionin. Mund t’i konsumoni edhe me kos.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu