Fjala e pare e femijes, nga cfare ndikohet?

0 0

Mami apo babi? Babi apo buka? Nga çfarë varet fjala që fëmija do të thotë për herë të parë? Ja cilat janë disa hipoteza të hedhura kohët e fundit të cilat janë tepër interesante…

Sipas disa studimeve të kryera në Universitetin “Indiana” në SHBA…

Fjala e parë e fëmijës ka lidhje më tepër me një objekt që fëmija shikon më shpesh, dhe jo me fjalën që ai dëgjon më shpesh.

Si e justifikojnë ata këtë fakt?

Sipas tyre fëmijët e kuptojnë një apo disa fjalë që përdoren në një diskutim të caktuar, por kjo ndodh në një moshë më të avancuar dhe kryesisht nga muaji 18-36. Ky është momenti që ata do të përfshihen dhe tërhiqen më tepër nga bisedat.

Por ajo që shohin…

Sipas këtyre studiuesve fjalët e para të fëmijës janë të lidhura me objektet apo personat që ata shohin më shpesh. Pra pamja vizive do të ketë një ndikim tepër të madh pasi i ndihmon ata të kenë një memorie më të mirë lidhur me atë objekt.

Momenti i ushqyerjes

Duke qënë se ambienti në të cilin fëmija do të ushqehet zakonisht përbëhet nga një numër i kufizuar objektesh, ai do ta ketë më të lehtë t’i fiksojë dhe përdorë. Pra aspekti viziv ka një rëndësi shumë të madhe në të folurin e fëmijës.

Kur fëmija vonon të flasë…

Këta studiues mbështesin edhe një teori tjetër që ka lidhje me vështirësinë e fëmijës në të folur. Sipas tyre kjo mund të vijë si pasojë e aftësive jo të zhvilluara mirë të fëmijës në lidhje me njohjen e tyre.

Një ndihmë për fëmijët autikë

Nëse do të kuptojmë mënyrën si fëmija e fiton aftësinë e të folurit, do të krijohet një mundësi e madhe edhe për të ndihmuar fëmijët me probleme. Tek fëmijët autikë, një vështirësi është marrja e informacionit relativ në lidhje me objektet. Është shumë e rëndësishme terapia.

Lexo edhe: Kur fillojne te flasin femijet?

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X