Femijet premature, zhvillimi ne muajin e dyte

0 0

Shqetësimet më të shpeshta të nënave që kanë sjellë në jetë një fëmijë prematurë i referohen zhvillimit të tyre, pra nëse ai do të jetë i njëjtë apo i ndryshëm me atë të fëmijëve të lindur në term. Për t’u orientuar më mirë në lidhje me zhvillimin e tyre ju fillimisht duhet të përcaktoni moshën e tij.
Si të përcaktojmë moshën e fëmijës?
Nëse fëmija juaj tani është 14 javësh dhe ka lindur 6 javë para terminit, atij i përket zhvillimi i një fëmije 8 javësh (14-6). Nëse fëmija juaj është 21 javësh dhe ka lindur 5 javë para terminit, mosha e tij e rregulluar është 16 javësh, dhe ju duhet t’i referoheni zhvillimit nën moshën 4 mujore. Në moshën 2 vjeçare ju nuk keni më nevojë të llogarisni moshën e fëmijës pasi zhvillimi i tij ec në mënyrë normale.
Fëmija 8 javësh (2 muajsh)
Zhvillimi motor
• Lëviz duart dhe këmbët në mënyrë aktive;
• I mban duart hapur për më të shumtën e kohës;
• Pozicionon mirë kokën dhe kraharorin ndërsa qëndron barkas;
• E kontrollon pak kokën por përsëri ka nevojë për ndihmë;
• Mban objekte në dorë.
Gjuha
• I përgjigjet tingujve (kthen kokën kur dëgjon zëra);
• Bën zhurma të tilla si “aaaah” dhe “oooh”;
• Qan nëse ka nevojë për diçka.
Aktivitetet
• Fikson sytë tek një person apo objekt dhe ndjek lëvizjet;
• Ka të qara të ndryshme për nevoja të ndryshme.
Zhvillimi social/emocional
• Bën kontakt me sytë tuaj dhe qesh;
• E njeh dhe shpreh gëzim ndaj veprimeve me nënën.

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X