Gjumi nuk është i rëndësishëm vetëm gjatë natës por edhe gjatë ditës në mënyrë që fëmija të ndihet i ekuilibruar dhe me energji. Dremitjet e ditës ndikojnë shumë pozitivisht gjithashtu edhe në të mësuarin e tij. Por ndonjëherë fëmijët nuk duan të flejnë gjatë ditës.
Ja cilat janë arsyet
Duke filluar nga muaji 3-4, dita e fëmijës fillon të marrë ritme më të rregullta dhe gjumi fillon të zhvillohet në 2-3 faza gjatë ditës, gjendje e cila varet nga mosha e tij.
- Disa fëmijë refuzojnë të flenë pasi mendon se do të humbë diçka nga vetja. Është e rëndësishme t’i shpjegoni fëmijës se gjumi nuk do ta ndajë atë nga ju.
- Do të ishte mirë që fëmija të flinte gjithmonë në të njëjtin vend që fle edhe gjatë natës në mënyrë që ai ta kuptojë kur vjen momenti i gjumit.
- Edhe nëse fëmija nuk dëshiron të flejë, është e rëndësishme që të ketë një moment qetësie, pra që ai të shtrihet në shtrat dhe të qëndrojë atje pa bërë ndonjë aktivitet të veçantë. Ky do të jetë një moment qetësie edhe për ju.
- Në momentin që fëmija nuk do të flejë nuk duhet të detyrohet.
- Nëse fëmija fillon të qajë menjëherë pasi e vendosni në shtrat nuk duhet të shqetësoheni pasi momenti i qetësimit për gjumë mund të paraprihet
- Nëse fëmija gjatë ditës apo natës zgjohet duke qarë mund të ndodhë për shkak të frikës së ndarjes nga nëna dhe në këtë rast nuk duhet ta merrni në krah por mund ta qetësoni duke e prekur lehtë në kurriz apo duke i folur me zë të ëmbël.
- Disa gjendje shëndetësore si hunda e zënë, dermatiti, kolla, kolikat, dhimbja e veshit, dalja e dhëmbëve mund të prishin gjumin e fëmijës prandaj është e rëndësishme të kuptoni arsyet në mënyrë që të jeni në gjendje të lehtësoni simptomat.
- Mos u irritoni. Qetësia juaj do të favorizojë gjumin e fëmijës dhe anasjelltas.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu