Kur është fjala për fëmijët, Joanna Gaines beson më shumë se ata japin gëzim e gjallëri. Në një intervistë të kohëve të fundit, ajo shpjegoi se si fëmija i saj i pestë, Crew i ka hequr stresin.
“Unë bëj shaka me njerëzit, ‘Nëse ndonjëherë doni të ndiheni të rinj përsëri, bëni një fëmijë në moshën 40 vjeçare,” tha ajo.
Fëmija nëntë muajsh, të cilin Gaines e quan “ndihmësi im i vogël”, lindi më 30 qershor 2018, duke u bashkuar me Drake, 14; Ella Rose, 12; Duke, 10; dhe Emmie Kay, 9 vjeçe.
Dhe ndërsa Crew ishte një surprizë për Gaines dhe burrin e saj, ajo tha në intervistë se fëmija i saj i pestë ka ndryshuar jetën e saj për mirë. “Kuptova se duhet të ketë spontanitet, dhe nëse nuk arrij ta bëj dot diçka, thjesht e pranoj, por ndihem shumë më mirë”.
A mund të ketë një fëmijë të gjashtë në të ardhmen për familjen Gaines?
“Bashkëshorti e di,” tha ylli ajo duke nënkuptuar se i shoqi Chip ka përmendur mundësinë e një motre të vogël për Crew. Gaines bën shaka, “Asnjë plan për një fëmijë tjetër, por gjithsesi, ne kurrë nuk kemi bërë ndonjë fëmijë me plan.”
Ajo nuk është e vetmja nënë që mendon se rritja e numrit të fëmijëve përmirëson gjendjen e nënës.
Lexo edhe: Nenat qe i vene femijet heret ne gjume jane me pak te stresuara
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu