Edhe pse Luis është në moshë shumë të vogël ka një peshë jashtëzakonisht të madhe, që ndoshta për një moment do t’ju duket e pabesueshme. Luis Manuel Gonzales ka lindur në datën 15 dhjetor të vitit 2016 me një gjatë prej 52 cm dhe peshë 3500 gr, pra një fëmijë me përmasa shumë normale.
Në muajin e 10 të jetës, sipas “Corriere della sera”, arriti të ketë një peshë prej 28 kg, njësoj sa vëllai i tij që është në vitin e 9 të jetës! Rasti i Luis u diagnostikua si një diabet i rëndë fëmijënor, që rrezikon madje edhe vdekjen.
Duke qënë se ka lindur në një familje të varfër mundësitë për kurim janë zero dhe sipas gazetës italiane masa dhjamore në trupin e tij vazhdon të rritet në mënyrë dramatike dhe duket se nuk ka tendencë aspak të zvogëlohet. Shkaqet e këtij diabeti të rëndë janë ende të panjohura. Fëmija ka lindur në një familje në Colima të Meksikës, dhe nëna e tij Isabel fiton rreth 200$ në muaj. Pra nuk ka asnjë mundësi të kurojë fëmijën e saj nga një sëmundje e cila në atë vend është pëhapur në mënyrë të frikshme, duke shënuar numrin më të madh të rasteve në të gjithë botën.
“Fillimisht mendova se qumështi im ishte i mirë”, është shprehur nëna. Por më pas ata kanë kuptuar se pesha ishte ekstremisht e madhe dhe pediatri arriti të kuptonte se kishte një problem.
Trajtimi
Ekspertët shprehen se vogëlushit i nevojiten injeksione hormonale që kushtojnë 555$ secila, ndërsa disa mjekë mendojnë se fëmija vuan nga një sindromë e quajtur Prader-Willi, e cila shkakton prishjen e rregullit të ushqyerjes, vonesë mendore, muskuj pa forcë dhe probleme kardiake. Fëmija momentalisht nuk mund të ecë, e madje as të qëndrojë ulur apo të mbaj biberonin.
Le të shpresojmë më të mirën për Luisin (po mblidhen fonde për ta ndihmuar)
Lexoni dhe:Pesha e femijes
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu