A është gjumi një “pilulë magjike” për mirëqenien e adoleshentëve në një krizë të shëndetit mendor?
Kjo është një pyetje, e cila ka dhënë indicie në radhët e ekpsertëve të fuhës për të dhënë përgjgijet e duhura për masën.
Studimi i gjumit na tregon se gjumi i mirë nuk ka të bëjë vetëm me plotësimin e orarit të duhur – cilësia e duhur e gjumit është thelbësore. Dihet prej kohësh që shqetësimi dhe stresi rrisin intensitetin e gjumit REM, fazën në të cilën ndodhin shumica e ëndërrimeve, duke bërë që ato të fillojnë më herët gjatë natës dhe duke ulur gjumin e thellë të nevojshëm për të riparuar trurin dhe trupin. Nëse ëndërrimi intensiv vazhdon gjatë gjithë natës, personi zgjohet i lodhur dhe i mungon motivimi, gjë që studiuesit – dhe ata që e kanë provuar, e dinë se është modeli i gjumit që karakterizon depresionin.
Sidoqoftë, nëse pagjumësia dhe ëndrrat e këqija nuk lejojnë që gjumi REM të bëjë punën e zvogëlimit të hormoneve të stresit të kortizolit dhe qetësimin e emocioneve nga dita e mëparshme, përgjëgjësi i sigurisë së trurit, amigdala, lihet në një gjendje të rritur të zgjimit. Kërkimet klinike tregojnë se privimi i dikujt nga gjumi REM e lë amigdalën 60% më reaguese ndaj ngjarjeve të ngarkuara emocionale.
Prandaj nuk është për t’u habitur që ekspertët raportojnë se pagjumësia tek adoleshentët rrit sjelljen e rrezikut dhe impulsivitetin – kjo do të përfshinte impulsin për të vepruar në mendime vetëvrasëse. Në të vërtetë, pagjumësia konsiderohet nga shumë studime të gjumit si faktori kryesor i rrezikut që përcakton nëse një person që vuan me çrregullime të stresit post-traumatik ose depresionit të rëndë do të përjetojë mendime vetëvrasëse.
Pra, shumë gjumë në fazën REM është i keq për ne, ashtu si edhe shumë pak. Edukimi shëndetësor publik duhet të kërkojë jo vetëm të theksojë rëndësinë e gjumit të mjaftueshëm, por të shpjegojë se stresi nga nevojat e paplotësuara emocionale mund të shkaktojë depresion kur kemi shumë gjumë REM, ose impulsin për të vepruar në mendime vetëvrasëse kur flemë pak gjumë në fazën REM.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.