Etapat nëpër të cilat zhvillohet vizatimi dhe aftësitë grafiko-motorike në fëmijëri, nga Lorela Garuli

0 6

“Interpretimi i vizatimit të fëmijëve – zbulo fëmijën tënd” është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve apo gjithë atyre që punojnë me fëmijë për të kuptuar më tepër botën e brendshme të të vegjëlve dhe ndonjëherë për t’u thelluar përtej asaj që thonë verbalisht.

Ne do të sjellim një cikël artikujsh marrë nga ky libër nga informacionet e përgjithshme, duke kaluar tek ato më të detajuarat.

Etapat nëpër të cilat zhvillohet vizatimi dhe aftësitë grafiko-motorike në fëmijëri: 

19/18 – 24 muaj: Niveli motorik:

  • Vizatime uniliterale/të njëanshme, pa një qëllim ose model të mirëorganizuar, “zhgarravinat” e para.
  • Përkon me fundin e statit të zhvillimit pskootorik të Piaget.
  • Forma centrifugale, rrethore, në drejtim kundërorar.

20-30 muaj: Niveli perceptiv:

  • Zotërim të gjesteve dhe veprimeve.
  • Vizatim i lirë dhe i qëllimtë, harqe, rrathë, forma pakashumë katrore, drejtkëndore dhe trekëndore.

30-48 muaj: Niveli i përfaqësimeve:

  • Bën dallimin mes shkrimit dhe vizatimit.
  • Vizatimi i linjave të shkëputura.
  • Vizatim i shoqëruar me fjalë.
  • Përpjekjet e para të imitimit.
  • Përfaqësime grafike të të menduarit simbolik.

4-5 vjeç: Stadi i vizatimit:

  • Fillimi i vizatimeve të mirëfillta.
  • Skicat e para të përfaqësimit të realitetit.
  • Dallime mes formave bazë të vizatimeve dhe objekteve të mirëfillta.

5-7 vjeç: Niveli i realizmit/fantazisë:

  • Jo më vizatime primitive, por qartësisht të qëllimshme.
  • Përfaqësime grafike ngushtësisht të lidhura me perceptimet e realitetit (psh. në shumicën e rasteve vizatohet shtëpia me çati me majë).
  • Njëkohësisht vërehet elementë imagjinativë dhe të fantazisë (psh.ngjyrosja e diellit me blu/jeshil/të zezë).

10 vjeç: Niveli i realizmit vizual:

  • Riprodhim strikt i realitetit në vizatime, në forma, ngjyra, përpjesëtime.


Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X