Po! Është shumë normale, të paktën nëse mjeku juaj ka konfirmuar se fëmija juaj gëzon shëndet të mirë ju nuk duhet të shqetësoheni.
Përse fëmija im qan?
Nëse fëmija juaj do të qante si pasojë e një problemi shëndetësor, ajo do të ishte e ndryshme nga e qara e shkaktuar si pasojë e inatit apo frustrimit. Edhe pse ju mund ta keni ushqyer, ndërruar, nuk duket i frustruar etj, ai mund të vazhdojë të qajë dhe ju duhet ndonjëherë t’i besoni instiktit tuaj nëse mendoni se diçka nuk shkon.
Ja çfarë thonë studimet
Sipas tyre edhe e qara e fëmijës kalon nëpër fazat e saj të zhvillimit gjatë muajve të parë të jetës. Ajo fillon të bëhet më e theksuar gjatë javës 2-3 të jetës, arrin kulmin midis javës së 6-8 dhe fillon të bëhet më e rrallë gjatë muajit të 4. Zakonisht ajo është më intensive gjatë pasdites dhe mbrëmjes, gjë që mund të ndodhë si pasojë e nevojës për të çliruar tensionin e një dite të gjatë. Disa bebe mund të qajnë si pasojë e kolikave, dhe ju mund ta kuptoni nëse është kështu apo jo nëpërmjet disa shenjave (është më i vogël se 5 muajsh dhe qan për më shumë se 3 orë pa pushim për të paktën 3 ditë në javë, për të paktën 3 javë). Në këtë rast duhet të ndihmoni fëmijën tuaj për të pasur më pak dhimbje.
Si duhet të veprojmë?
Është shumë e rëndësishme të përpiqeni të kontrolloni beben tuaj dhe mbi të gjitha të mos e shkundni atë, pasi mund të shkaktoni dëmtime të përhershme në trurin e tij ose edhe vdekjen. Nëse e ndieni se jeni shumë e irrituar, e lini beben në djep dhe shkoni jashtë për disa sekonda merrni pak ajër. Nëse keni mundësi i kërkoni dikujt tjetër të kujdeset për pak çaste për të, kërkoni t’ju suportojnë dhe mos u përpiqni të kaloni gjithçka vetë edhe nëse nuk mund t’ja dilni. Mbani mend se fëmija e ndien irritimin e nënës dhe vepron edhe më keq.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu