“Në aspektin e edukimit, nëse kërkoni perfeksionin do të kaloni në ekstreme. Të përcaktosh dhe vendosësh limite në sjellje si edhe të ekuilibrosh shprehjen e dashurisë dhe mund të rezultojë vërtet e vështirë”, shpjegon psikologia Agnes Pargade.
Edukimi kur dashuria i kalon kufitjë e normales shprehin prindërit
Gabimi i parë sipas specialistes që bëjnë prindërit është mbrojtja e tepërt e fëmijëve. Do të ishte shumë mirë t’i linit ata të ishin disi të pavarur, por duke i shoqëruar dhe duke ju dhënë dëshirën për t’u rritur. Ju duhet t’i lini ata të ecin sipas moshës së tyre.
Sipas saj ekziston edhe një kufi mes vëllezërve dhe motrave që është i gabuar. Sipas psikologes prindërit i duan shumë fëmijët por në mënyra të ndryshme nga njëri-tjetri. Për shembull diçka e tepruar në një familje me dy fëmijë është fakti që nëna i ble një bluzë fëmijës që ka nevojë duke i blerë edhe fëmijës që ka shumë të tilla. Në vend të kësaj ajo duhet t’i shpjegojë fëmijës tjetër se do t’i blejë edhe atij kur të ketë nevojë.
Rreziqet e teprimit në sjellje
Fëmijët të cilëve i shprehni shumë dashuri dhe i mbani shumë të lidhur pas vetes do të kenë më pak iniciativë në jetë. Duke u rritur ata do të jenë më të rrezikuar për t’u prekur nga varësia ndaj dashurisë. Doktoresha thekson se vajzat adoleshente që rriten në këtë mënyrë do të jenë të “ngjitura” ndaj nënës ose partnerit duke u kthyer në subjekte posesive.
Dashuria duhet t’i përshtatet gjithmonë fëmijës
Psikologia thekson se në lidhje me këtë nuk ekziston një formulë. Prindi duhet të shprehë ndenjat ndaj fëmijës sipas asaj që ai ka nevojë, pra nëse ka nevojë për mbështetje, siguri, qortim, pa hezituar t’i bëni edhe lavdërime në lidhje me diçka që e ka bërë në mënyrën e duhur. Kjo do të rrisë vetëvlerësimin e tij. Ai gjithashtu ka nevojë për puthje dhe përqafime.

Rregjistrohuni edhe ju ne portalin pernenat.al duke klikuar: https://www.pernenat.al/register
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu