Ende pa marrë përgjigjen a analizave, njerëzit më thoshin aborto fëmijën

0 0

Pak ditë më parë, në inbox-in e faqes sonë erdhi një mesazh shumë i ndjerë nga një nënë në pritje. Gruaja shtatzanë tregonte me dhimbje se në javën e tetë të shtatzanisë mësoi se ishte mbartëse e talasemisë dhe kishte dyshime se kjo gjë mund të ishte trashëguar te foshnja në barkun e saj. Në këtë moment, gjithë lumturia e saj i la vendin dyzimeve, trishtimit dhe shumë komenteve negative nga njerëzit që e rrethonin.

“Para 3 muajsh mora vesh që do bëhesha nënë. Ishte gjëja më e bukur në jetë, ishte lajmi më i bukur për mua. 8 javëshe bëra analizat e para dhe nga analizat mora vesh që kisha talesemi të trashëguar, isha mbartëse, doktori më tha që të njëjtat analiza duhet të bëjë dhe bashkëshorti im, dhe kështu i bëri edhe ai dhe kur morën përgjigjen, të njëjtin problem kishte dhe bashkëshorti im. Doktori tha duhet të bëni një analizë që bëhet në Tiranë amniocentezë, në qoftë se nuk e bëni, ka shumë mundësi që fëmija të lindë me probleme si mungesë gjaku, sindromë ose mungesë lëngjesh në kocka dhe shumë sëmundje të tjera. Në qoftë se fëmija ëshë mbartës i të dyve lind 25% me probleme, në qoftë se ëshë vetëm mbartës i njërit prej jush nuk do ketë asnjë problem, do jetë fëmijë i shëndetshëm. Në atë moment vetëm qaja me zemër s’mund t’a shpreja, dola nga klinika përqafova bashkëshortin fort dhe fillova të qaja ai tha mos u merzit, unë jam me ty sido që të dalin analizat do e përballojmë bashkë. Shkuam në shtëpi, të gjithë filluan të bënin fjalë, kanë gati një javë që thjesht flasin. Më thonë nëna e burrit, kunata, të gjithë po qe i sëmurë hiqe, pse mban femijë të sëmurë. E kanë shumë të lehtë, por pse ndjellin ters, po sikur të dalin analizat mirë si do ia bëjmë ne? Pse flasin kot, a kanë ndërgjegje këta njerëz a kanë shtëpi, s’kanë zemër?

Sa njerëz të ligj paska kjo botë, ai është një vendim që më përket mua dhe bashkëshortit tim, jo të tjerëve”.

Ky ishte mesazhi i nënës në fjalë, i cili është pasuar nga shumë komente inkurajuese dhe shpresëdhënëse për të. Pjesa më e madhe e nënave komentuese uronin që gjithçka të shkonte mirë, duke u solidarizuar me problemin e saj, e duke kritikuar këdo që nxiton të thojë një fjalë të keqe, përpara se t’i gjendet pranë në këtë moment të vështirë.

Ndërsa disa të tjera, i kanë dhënë një fije shpresë nënës në pritje, duke i treguar raste të ngjashme ose të njëjta që kanë rezultuar me fëmijë të shëndetshëm.

Pra, është e qartë se një vendim i tillë i përket vetëm prindërve të fëmijës dhe askush nuk ka të drejtë të ndikojë, por mbi të gjitha askush nuk mund të flasë në kushte të tilla, kur gjendja e fëmijës ende nuk dihet.

Lexo edhe: Video/ Ledia Tahiraj: Përse vendosa të ndjek instiktin e nënës

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X