Jeni në javët e fundit të shtatzanisë dhe përzgjedhja e emrit të bebit është një nga “detyrat” kryesore të kësaj periudhe.
Një emër për bebin e tuaj!
Duke qënë se në ditët e sotme ekzistojnë një mori emrash të huaj apo shqiptarë edhe zgjedhja do të jetë e vështirë, prandaj kemi sjellë disa këshilla në mënyrë që të jeni më të qartë në atë moment.
• Para së gjithash duhet të theksojmë se edhe pse sugjerimet mund të jenë të shumta nga miq dhe të afërm, zgjedhjen e fundit duhet ta bëni ju, prandaj nuk duhet të influencoheni aspak nga mendimi i tyre.
• Në momentin që do të dëgjoni apo lexoni një emër që do t’ju pëlqejnë, duhet ta shkruani diku edhe nëse jeni në fillimet e shtatzanisë. Në momentin e zgjedhjes do ta keni më të lehtë nëse do të keni një listë përpara.
• Përcaktoni idenë, dëshironi që fëmija juaj të mbajë një emër shqiptar apo të huaj dhe nëse do të jetë një i huaj mund të përcaktohet gjithashtu edhe nëse do të jetë një Italian, grek, turk, gjerman etj. Sigurisht duhet të dini edhe kuptimin e emrit.
• Nëse doni një emër që të përshtatet edhe me mbiemrin mund ta shikoni edhe këtë pjesë. Zakonisht këshillohet të përdoret një emër i gjatë për një mbiemër të shkurtër dhe anasjelltas.
• Nëse ju pëlqen një emër por ju kujton një person negativ, duhet të dini se deri tani nuk ka asnjë “ligj” të shkruar që të tregojë se të gjithë personat me atë emër do të kenë të njëjtin karakter.
• Nëse do të preferoni një emër që e ka edhe dikush nga të afërmit tuaj do të ishte mirë t’ja komunikonit këtë pas lindjes në mënyrë që të jetë para një fakti të kryer, kjo pasi disa persona nuk ndihen mirë kur përdoret emri i tyre tek dikush që njohin.
• Një këshillë e fundit. Në momentin që do të jeni në fund të shtatzanisë dhe ende nuk e keni vendosur, seleksiononi të gjithë emrat dhe mbani vetëm 3 më të pëlqyerit. Kur të merrni fëmijën në krah do ta keni shumë herë më të lehtë të gjeni emrin që i përshtatet, na besoni!
Më poshtë do të gjeni disa emra për bebe:
- Emra vajzash
Aiden, Izabela, Sofia, Kloi, Emili, Elia, Gabriela, Aleksandra, Ema, Mia, Amelia, Simona, Dea, Klara, Nadia, Vanesa, Marisa, Helena, Maria, Paola, Eva, Sara, Perla, Evangeline, Genevieve, Ivy, Lila, Nora, Beatrice, Quinn, Caroline, Eloise, Harlow, Grace, Luna, Esme, Matilda, Aria, Aurelia, Ella, Klara, Everly, Iris, Anna, Mae, Azra, Ayla.
- Emra djemsh
Arlind, Aron, Gabriel, Dionis, David, Etien, Hektor, Rei, Olion, Agon, Diar, Nart, Noel, Aleksei, Brandon, Levi, Jasper, Leo, Kai, Jack, Finn, Theodore, Sebastian, Miles.
Lexoni edhe: Emra per femijet
Sugjeroni emrin e preferuar ne koment dhe ne do ta shtojme ne kete material
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu