Gjidhënia në publik gjithmonë ka ngjallur debate. Duket se opinioni është i ndarë në dy pjesë përsa i përket kësaj çështjeje. Një pjesë e konsiderojnë të drejtë themelore të fëmijës për t’u ushqyer, ndërsa pjesa tjetër mban qëndrim tërësisht të kundërt, duke e konsideruar një veprim të paparështatshëm, madje nuk kanë munguar as kritikat dhe fyerjet për nënat që e praktikojnë.
Elita Rudi, një nënë e re prej pak muajsh, ka mendimin e saj lidhur me temën.
“Nëse fatki që unë ushqej fëmijën tim të bezdis, ndihu e lirë të mbulosh sytë me batanije. Fëmija im ka të drejtë të ushqehet”, – ka shkruar Elita në një foto ku duket teksa i jep gji të birit Zëri.
Të gjitha komentet në instagramin e moderatores kanë qenë mbështetëse dhe mjaft pozitive.
https://www.instagram.com/p/ByC7u96FrrM/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu