Dy personazhet e dashur të ekranit Elita Rudi dhe Gjiko janë bekuar dy muaj më parë me djalin e tyre, të cilit i kanë vënë një emër tipik shqiptar, Zëri.
Ditën e djeshme, ai ka mbushur plot dy muaj që ka ardhur në jetën e Elitës dhe Gjikos dhe e ka zbukuruar tej mase atë.
Moderatorja Elita ka postuar video dhe foto nga kjo ditë e shënuar për familjen e tyre, ku shpreh gjithë dashurinë dhe pozitivitetin që i ka falur i biri.
“Nuk paska tingull më të bukur sesa e qeshura e fëmijës tënd ! Zëri drita e nanës sot mbushi 2 muaj ” shkruan Elita në fotot e Zërit.
Ndërsa në video ajo “bisedon” me të birin dhe ai ia kthen duke belbëzuar.
https://www.instagram.com/p/BweqjdAFiJG/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu