Sondazhet e organizuara nga “Public Health England” tregojnë se ¾ e nënave të reja vendosin të ushqejnë me gji që në momentet e para pas lindjes, por vetëm gjysma e tyre e vazhdon këtë edhe pas muajit të dytë të lindjes.
Cilat janë arsyet që i detyrojnë nënat të ndërpresin kaq herët gjidhënien?
Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit këshillon ushqyerjen vetëm me gji gjatë 6 muajve të parë të jetës, nënat shpesh detyrohen të ndërpresin gjidhënien në periudhën 6-8 javë pas lindjes.
Sipas një studimi të kryer mbi disa gra, rezultatet janë përkatësisht:
- 74% për shkak të dhimbjeve dhe problemeve me gjoksin;
- 71% për shkak të një trajtimi mjekësor;
- 63% ndihen në siklet para personave që i vështrojnë.
Pra nënat që kanë marrë pjesë në këtë studim kanë qënë të detyruara të ndërpresin gjidhënien që në javët e para pas lindjes për shkaqet e mësipërme.
Sipas ekspertëve të laktacionit, nëna duhet të përpiqet të ndihet rehat gjatë këtij proçesi kudo që ndodhen. Kultura e çdo vendi duhet ta bëjë këtë eksperiencë të nënës të pranueshme për t’u zhvilluar në çdo ambient dhe për pasojë shumë të bukur. Mbështetja që nëna duhet të marrë në momentet e para të gjidhënies është tepër e rëndësishme. Në jo pak raste gruaja ndihet në siklet të ushqejë fëmijën e saj me gji jo vetëm para personave të panjohur, por edhe para familjarëve të saj.
Sipas studimeve që na sjell “The guardian”, nënat që ushqejnë me gji edhe në publik kanë një ndikim tepër pozitiv edhe tek nënat e tjera, duket se i motivojnë ato edhe më shumë për të vazhduar të ushqejnë fëmijën e tyre në çdo moment dhe para kujtdo.
Disa koncepte të tjera…
Mendohet se nënat gjithashtu e ndërpresin gjidhënien si pasojë e frikës se fëmija i tyre nuk është duke marrë mjaftueshëm qumësht. Jacque Gerrars, drejtuesi i “Royal College of Midwives”, shprehet se shoqëria duhet të inkurajojë nënën të ushqejë sa më gjatë me gji, si pasojë e përfitimeve që kjo gjë sjell në shëndetin e të dyve.
Lexo edhe: Kur duhet t’jua fillojme femijeve qumeshtin e lopes?

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu