Babait i duhet të punojë shumë pasi vjen në jetë një fëmijë, duke qënë se tashmë përgjegjësia ekonomike e familjes është e tij. Atij mund t’i duhet të punojë me orar të zgjatur dhe kjo bëhet edhe më e domosdoshme pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë.
Ja çfarë thonë studimet
Sipas një studimi të publikuar në “Psychology of men&masculinity, nëse nëna pas lindjes së fëmijës nuk punon, babait i duhet të përballet çdo ditë me një presion të madh. Atij i duhet të menaxhojë në mënyrën e duhur jetën e tij midis punës me orar të zgjatur, familjes, dhe fëmijës. Sipas tyre figura e babait është shumë e rëndësishme në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, se përkujdesja e tij do të ndihmojë shumë në përforcimin e marrëdhënies që ekziston mes tij dhe fëmijës.
Nevoja për një plan mbështetje
Është shumë e rëndësishme që babi të pëfshihet në jetën e fëmijës, në jetën e familjes jo vetëm ekonomikisht, dhe për këtë arsye punëtorët duhet të mbështeten. Ata duhet të punojnë me një orar fleksibël, duke përfituar të ardhura në formë ndihme nga shteti pa qënë nevoja të bëjnë në punë të dytë.
Lexo edhe:
Rendesia e babait ne sallen e lindjes
Babai, nje figure e rendesishme per femijen
Eshte vertetuar: nese nena dhe babai grinden femija nuk fle i qete
5 arsyet perse nenat jane me te stresuara se babai

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu