Mund të jetë e vështirë të kujdesesh për veten kur je e shtruar në spital dhe 36-vjeçarja Jaci Selby e di më mirë se kushdo. Ajo ka qenë vazhdimisht në spital për t’u trajtuar nga endometrioza që kur ishte vetëm 19 vjeç.
Pra, disa javë më parë, kur Selby kishte një operacion për të hequr një ind, ajo kishte nevojë për ndihmë në lidhje me një gjë: të kapë flokët gërshet. Selby tregon se për shkak të prerjeve në barkun e saj, ishte e pamundur që ajo të ngrinte krahët dhe ta bënte vetë. “Miku im më i mirë ishte me mua kur erdha për herë të parë, por atij i duhej të shkonte në punë dhe për më tepër ai nuk di të bëjë asnjë model flokësh”, thotë ajo.
“Infermieret janë të zëna me njerëz që janë të sëmurë dhe të dëmtuar, kështu që nuk është diçka që mund t’ja kërkoja atyre”.
Ajo përfundoi duke postuar në një grup bukurie në Facebook ku pyeti nëse dikush që ndodhej atje afër do të ishte kaq i sjellshëm sa ta ndihmonte të bënte një gërshet.
Dhe për habinë e saj, dikush e bëri. Jaclyn Medrano pa postimin e Selbit dhe arriti atje menjëherë. Ato zbuluan se kishin shumë të përbashkëta me njëra-tjetrën, të dyja e donin Disneyn, kishin tatuazhe lidhur me të.
Të jetosh me një sëmundje “të padukshme” si endometrioza mund të bëjë të izolohesh, thotë Selby. Ajo ndihet shumë me fat që ka një shef të kuptueshëm, ish-bashkëshorti e mbështet dhe fëmijët i ka të mrekullueshëm”. Por vetmia prek edhe njerëzit që kanë sisteme të forta mbështetëse, thotë ajo.
Lexo edhe: Gruaja i dhuron veshken te panjohures, behen mike perjete
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu