Të gjithë e kujtojnë Noçen e edicionit të parë të Big Brother, një vajzë shumë të guximshme e moderne për kohën. Ajo tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut gjatë qëndrimit të saj në Big Brother, falë natyrës së çiltër por edhe lirshmërisë në të folur, të veshur e të vepruar.
Tashmë që ka kaluar mbi një dekadë nga ajo kohë, jeta e Najada Konomit, ose siç e thërrisnin Noçes, ka ndryshuar shumë.
Që nga dalja nga spektakli ajo është tërhequr nga pjesa mediatike dhe tashmë po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës së saj. Noçja dhe partneri janë në pritje të një fëmije, ndërsa në foto duke barku i rrumbullakosur i saj.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu