Aktori i humorit Julian Deda feston sot ditëlindjen e së bijës Dhe përmes faqes së tij të Instagramit ka bërë një urim publik shumë të ndjerë për të.
Ai është shprehur siç nuk jemi mësuar ta shohim, pasi gjithmonë e karakterizon humori e batutat, por përpara të bijës ka nxjerrë anën e tij të dobët, dhembshurinë prindërore.
“Këtu çarmatosem. Përqafimi me ty, më jep ndjesinë më të bukur në botë, atë ndjesi, për të cilën çdo prind frymon. Të dua shumë Reina Mia. U bëfsh 100 vjeçe zemra ime”, – ka shkruar Juli.
https://www.instagram.com/p/BxMfRnxB4QO/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu