Krahas problemeve të tjera nënat gjidhënëse mund të kenë edhe dy pyetje që zakonisht ja bëjnë më shpesh vetes apo të tjerëve.
Bebi po pinte shumë mirë gji dhe papritur ai nuk pranon të pijë për shumë orë. Ka ndonjë gjë që nuk shkon me qumështin tim?
Patjetër që ka diçka që nuk shkon, por jo patjetër kjo ka të bëjë me qumështin. Mospranimi i përkohshëm i gjirit nuk është i pazakontë dhe pothuajse gjithmonë ka një shkak të veçantë.
Zakonisht ky shkak është:
- Dieta e nënës. Keni ngrënë ushqim të pasur me qepë, hudhra, lakër, salca shumë pikante;
- Fëmijët të cilët mezi marrin frymë për shkak të hundëve të zëna, nuk mund të pinë dhe të marrin frymë në të njëjtën kohë me anë të gojës;
- Dalja e dhëmbëve. Pirja e qumështit ushtron presion në mishrat e fryra të dhëmbëve, duke e bërë thithjen të dhimbshme. Fëmijët fillojnë të pijnë prapë me oreks, menjëherë sapo kalon dhimbja;
- Dhimbja e veshit. Dhimbja e veshit përhapet në nofulla dhe rëndohet kur bebi thith gjirin;
- Myku i gojës. Nëse bebi ka myk në gojë, ushqyerja është e dhimbshme;
- Stresi, tensioni i nënës. Nëqoftëse nëna është e shqetësuar dhe e stresuar, ajo ja transmeton këtë edhe fëmijës, duke e irrituar;
- Ndryshim hormonal te nëna. Një shtatzani e re ose ardhja e menstruacioneve (periodave) mund të shkaktojë ndryshimin e shijes së qumështit dhe bebi mund të mos ta pranojë atë.
Ndonjëherë nuk gjendet ndonjë shpjegim për mospranimin e fëmijës. Bebi thjesht mund të jetë i ngopur për 1 ose 2 vakte. Fatmirësisht, në shumicën e rasteve mospranimi është i përkohshëm.
Bebi im nuk do të ushqehet në gjirin e majtë dhe ai më është zvogëluar shumë në krahasim me tjetrin
Njëri gji mund të prodhojë më shumë qumësht, nëse nëna e vendos bebin më shpesh në atë gji për shkak të ndonjë dhimbjeje pas operacionit, apo edhe prej vendit ku ndodhet televizori në dhomë. Megjithëse ju mund të përpiqeni të rrisni prodhimin e qumështit në gjirin tjetër me anë të pompave, ose të filloni ushqyerjen gjithmonë te ky gji, ndonjëherë edhe kjo mund të mos japë rezultat. Gjinjtë fillojnë të barazohen kur bebi shkëputet nga gjiri dhe kjo mund të korrigjohet me anë të reçipetave.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu