Dushi i fëmijës pas lindjes ndihmon në gjidhënie

0 0

 

Ka kaq shumë gjëra që i përjetojmë për herë të parë kur sjellim në jetë një fëmijë, sidomos në 24 orët e para. Por, ajo që nuk këshillohet të bëni në këto 24 orë është dushi i fëmijës.

Pse? Vonesa për disa orë e dushit të parë të fëmijës e bën më të lehtë gjidhënien.

Studimi i DiCioccio, autores kryesore, përfshinte pothuajse 1000 çifte nënash dhe bebesh. Rreth gjysma e foshnjave u lanë brenda 2 orëve të lindjes, sipas politikës së mëparshme të spitalit. Pjesa tjetër priti të paktën 12 orë përpara se t’i lante.

Studiuesit gjetën një lidhje midis vonesës së dushit dhe ushqyerjes ekskluzive me gji, por ata nuk mundën saktësisht të përgjigjen pse. DiCioccio mendon se mund të ketë të bëjë diçka me ndierjen e erës së foshnjës.

“Ata kanë notuar në lëngun amniotik për 38, 39, 40 javë të jetës së tyre dhe gjiri i nënës nxjerr një aromë të ngjashme me atë lëng amniotik”, tha ajo. “Pra, mendimi është që dy aromat ndihmojnë që fëmija të jetë në gjendje të pijë. Kjo e bën më të lehtë që fëmija të gjejë diçka të rehatshme dhe normale dhe që ta pëlqejë”.

Për DiCioccio, çdo gjë që mund të ndihmojë mamanë me ushqyerjen me gji është një ndërhyrje e mirëpritur, por lidhja me gjidhënien nuk është i vetmi përfitim për larjen e vonuar. Ajo vë në dukje se mbajtja e verniksit (mbështjellja e bardhë) e fëmijës për më gjatë lejon fëmijën të përfitojë nga përmbajtja e saj antimikrobike dhe mund të ndihmojë në zhvillimin e mushkërive.

Megjithatë, ndonjëherë foshnjat kanë nevojë për një banjë menjëherë pas lindjes. Kur nënat kanë probleme shëndetësore që mund të ekspozojnë foshnjat ndaj patogjeneve të gjakut (si HIV, lezione aktive herpesi ose hepatiti B ose C), një dush sa më shpejt pas lindjes është mbetet më i miri.

Lexo edhe: 9 gabimet gjate dushit te femijes

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X