Kynlee McFetridg është vetëm 3-vjeçe dhe më shumë energji se shumca e të rriturve.
Kur një shok në grupin e saj të kopshtit i kërkoi të martoheshin bashkë, reagimi i saj ka qenë befasues. Vajza e ka kapur prej koke dhe e ka rrëzuar përtokë bashkëmoshatarin. Është dashur ndërhyrja e mësueses që t’i ndajë fëmijët.
Por ajo që ka bërë bujë në rrjet është videoja që ka shpërndarë më pas nëna e vogëlushes. Ajo e pyet të bijën çfarë ndodhi në kopsht dhe pse. Kynlee fillon t’i shpjegojë se shoku i kopshtit i kërkoi të martoheshin, ndërsa ajo e uli përtokë.
Sipas saj, dhe e thekson disa herë, fëmijët nuk martohen, prandaj dhe reagoi në këtë mënyrë me shokun e saj.
Pavarësisht sesa e lezetshme duket vajza në video, është shumë e rëndësishme të nxirrret një mesazh shumë prej saj.
Fëmijët nuk duhet të inkurajohen kurrë të përdorin dhunën në asnjë situatë, as për t’i dhënë zgjidhje konflikteve e problemeve me bashkëmoshatarët.
Madje ka pasur edhe nga ata komentues që e kanë kritikuar nënën e 3-vjeçares për publikimin e videos.
Po ju si mendoni? Si reagojnë fëmijët tuaj ndaj situatave që nuk i pëlqejnë?
https://www.youtube.com/watch?v=QeHyBYPjJJ8
Lexo edhe: 6 menyra si te silleni me femijet agresive









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu